Cikli i jetës

Menopauza

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Si ta trajtojmë menopauzën

Si ta trajtojmë menopauzën

Zakonisht, simptomat e menopauzës shfaqen menjëherë pas nisjes së perimenopauzës.
Megjithatë, nëse një grua dëshiron të jetë e përgatitur dhe të mësojë se kur përafërsisht mund të hyjë në perimenopauzë, ajo mund të flasë me gjinekologun e saj. Mjeku i saj mund t’ia konfirmojë diagnozën përmes:

  1. Analizave të gjakut për gjëndrat që stimulojnë hormonet (FSH) (shumë të larta).
  2. Pap testit (për të verifikuar atrofinë vaginale për shkak të mungesës së estrogjenit)
  3. Shumë gra që janë gati të hyjnë në perimenopauzë shqetësohen duke menduar se simptomat e saj do të ndikojnë negativisht jetën e tyre të përditshme. Kjo nuk mund të jetë shumë larg të vërtetës! Ka disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë të kaloni këtë periudhë pa ndryshuar në mënyrë drastike zakonet tuaja:

• Një dietë e shëndetshme, e përshtatur sipas nevojave tuaja.

• Ushtrimet fizike. Do të rrisin gjallërinë dhe gëzimin tuaj dhe do të përmirësojnë pamjen tuaj.

• Ushtrimet Kegel. Ato rrisin qarkullimin e gjakut në vaginë dhe forcojnë muskujt.

• Kujdesuni për pjesët intime me produkte me formulë të veçantë që nuk shkaktojnë irritim dhe nuk çrregullojnë nivelin e pH.

• Ruani një peshë normale ose humbisni peshë, në rast mbipeshe.

• Suplementet ushqimorë (kalcium, vitamina, etj.), me rekomandimin e mjekut dhe sipas analizave të gjakut.

• Lini duhanin.

• Flini mjaftueshëm.

• Produktet farmaceutike, me rekomandimin e mjekut dhe sipas analizave të gjakut.

Është e rëndësishme që çdo grua të përballet me këtë kapitull të ri të jetës së saj duke lënë mënjanë tabutë që mund ta frenojnë, dhe të mos hezitojë të konsultohet me gjinekologun në lidhje me çdo gjë që e shqetëson, në mënyrë që të gjejë mënyra për t’u përballur me jetën e saj të përditshme.

Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani