Cikli i jetës

Menopauza

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Këshilla për kujdesin e përditshëm të pjesëve intime

Këshilla për kujdesin e përditshëm të pjesëve intime

Simptoma më e zakonshme e menopauzës është thatësia vaginale. Ndaj dhe duhet të ndjekim disa rregulla shumë të thjeshta të higjienës, që na ndihmojnë të kujdesemi për pjesët intime në mënyrë më efikase, si dhe të ruajmë një shëndet të mirë gjinekologjik.

1. Zgjidhni me kujdes të brendshmet: Acarimi dhe/apo myku shkaktohen zakonisht nga të brendshmet që zgjedhim të veshim, për shumë orë në ditë. Të brendshmet sintetike rrisin nivelin e lagështirës dhe temperaturës në pjesët intime, dhe kështu krijojnë një mjedis ideal për rritjen e baktereve të dëmshme. Nga ana tjetër, të brendshmet prej pambuku e lejojnë lëkurën të ajrosjet, duke e mbrojtur atë nga çdo acarim për shkak të shkaqeve të lartpërmendura. Duhet shmangur përdorimi i përditshëm i të brendshmeve tanga, sepse ato mund të shkaktojnë fërkime që çojnë në irritim.

2. Ndërroni rregullisht të brendshmet: Infeksionet mykotike shumohen në mjedise të ngrohta dhe me lagështirë. Prandaj është e rëndësishme të ndërroni rregullisht të brendshmet, madje edhe dy herë në ditë nëse është e nevojshme, sidomos gjatë muajve të verës. Nëse kjo nuk është e mundur, përdorni peceta higjienike, me shtresën e sipërme 100% pambuk, të cilat mund t’i ndërroni kudo dhe kurdo që ta ndjeni të nevojshme. Pecetat higjienike EveryDay All Cotton janë të vetmet me shtresën e sipërme 100% pambuk, të paketuara secila më vete për të qenë të mbrojtura higjienikisht, në mënyrë që të mund t’i mbani me vete gjatë gjithë kohës në mënyrë diskrete.

3. Pastrimi me përpikëri i pjesëve intime: Për të treguar kujdes për pjesët intime, duhet të laheni plotësisht, duke përdorur produkte për lëkurën që e zbusin atë dhe nuk çrregullojnë nivelin e pH. Megjithatë, mos e bëni me tepri. Një herë në ditë është mjaftueshëm. Larjet e shpeshta mund të çrregullojnë florën natyrale të vaginës.

Në këtë mënyrë do të ndiheni më rehat dhe të freskëta dhe asgjë nuk mund t’ju ndalojë të shijoni të qenit grua.

Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani