Cikli i jetës

Menopauza

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Ekzaminimet

Ekzaminimet

Dihet më së miri se parandalimi është aleati më i fuqishëm i mirëqenies. Gjatë perimenopauzës dhe pas saj, gjatë menstruacioneve, trupi pëson ndryshime të rëndësishme, të cilave çdo grua duhet t’i kushtojë kujdes. Prandaj edhe zakonisht rekomandohet që çdo vit të kryhen një cikël ekzaminimesh parandaluese, ku bëjnë pjesë:

  1. Mamografia: Teorikisht, kontrolli i rregullt i gjirit fillon shumë më herët se mosha 40 vjeç. Udhëzimet e reja në shkencën e mjekësisë sugjerojnë se ky kontroll duhet të nisë kur të mbushni 35 vjeç.
  2. Pap Testi: Një ekzaminim të cilit duhet t’i nënshtrohet çdo grua, që nga momenti që fillon të kryejë marrëdhënie seksuale.
  3. Kontrolli transvaginal me ultratinguj: Ultratingujt transvaginal janë forma më e fundit e ultratingujve për ekzaminimin e organeve të brendshme seksuale, që ndihmon gjinekologun të diagnostikojë sëmundje të ndryshme të mitrës (tumor fibroz, polipin, endometriozën), cistet, kancerin e organeve riprodhuese, infeksionet e qafës së mitrës, etj.
  4. Matja e dendësisë së kockave: Duhet të bëhen analiza për dy pjesë të trupit: kocka e legenit dhe shtylla kurrizore. Matja e dendësisë së kockave duhet të fillojë në moshën 50 vjeç. Nëse rezultatet dalin brenda normave, mund të përsëritet pas 2-3 vitesh, por nëse zbulohet ndonjë problem, ajo duhet të përsëritet një herë në vit.

Nëse i bëni rregullisht këto analiza, kjo do t’ju ndihmojë të parandaloni dhe të jeni në gjendje të trajtoni çdo problem që mund të keni, për shkak të menopauzës apo të plakjes. Në këtë mënyrë, mund të ruani shëndet të mirë dhe të jeni në gjendje të shijoni jetën tuaj pa asnjë kufizim.

Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani