Dhimbja e kokës dhe shëndeti mendor
Lidhja mes dhimbjes së kokës dhe shëndetit mendor
Vassiliki Dimitrakopoulou
Paqëndrueshmëria emocionale është shumë e zakonshme gjatë adoleshencës. Vajzat adoleshente kanë ndryshime të menjëhershme të humorit, ndihen sëmurë ose vuajnë nga dhimbjet e kokës.
A vuani nga dhimbja e kokës që nuk vjen si rezultat i ndonjë sëmundjeje? Po mundoheni të zbuloni nëse kjo vjen si rezultat i ndonjë shkaku psikologjik?
Në një moment të caktuar të jetës suaj mund të përjetoni atë çka psikologët e quajnë “disonancë konjitive”. Kjo ndodh kur dëshirat e tua të brendshme bien ndesh me parimet tuaja. Si rrjedhojë, ju mendoni se duhet të jetoni sipas pikëpamjeve të personave të tjerë apo të mos zhgënjeni apo lëndoni njeri. Ndonjëherë ky stres emocional shkakton dhimbje koke të shpeshta.
Për shembull, nëse ju dhe prindërit tuaj nuk bini dakord për studimet apo profesionin tuaj, kjo përbën disonancë kognitive për botën tuaj të brendshme.
Gjithashtu, situata të ngjashme emocionale janë edhe ato kur miqtë ose i dashuri juaj ju shtyn të bëni diçka kundër vullnetit tuaj.
Të gjithë njerëzit janë pjesë e jetës suaj, përndryshe nuk do të kishte asnjë marrëdhënie dashurie dhe besimi. Megjithatë, secili prej nesh është unik. Pra, ndonjëherë duhet të mësojmë të themi “jo”. Dikush mund të zhgënjehet kur të thoni “jo”, por zhgënjimi është ndjenjë njerëzore.
Kur themi “jo” në mënyrë të qartë, i kemi hapur rrugën “po”-së së sinqertë.
Në këtë mënyrë ju mësoni sesi të jeni vetvetja dhe jo të kaloni gjithë jetën duke u përpjekur t’u bëni qejfin të tjerëve.
Vassiliki DimitrakopoulouPsikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët