Puberty icon

Puberteti

Ndjeka e një diete të shëndetshme

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Ortoreksia

Ortoreksia

Ortoreksia

Maria Skoura

Një dietë e shëndetshme gjatë pubertetit është shumë e rëndësishme për rritjen e trupit. Të gjithë mund të përfitojnë nga një dietë e shëndetshme. Megjithatë, zakonet e të ngrënit të një personi kanë edhe një interpretim negativ. Fiksimi për të ngrënë ushqime të shëndetshme mund të çojë drejt një çrregullimi në të ngrënë që quhet “Ortoreksia”. Ashtu si shumë çrregullime të tjera në të ngrënë, gjatë pubertetit vajzat janë më të prirura që të vuajnë nga kjo gjë.

Ortoreksia është një çrregullim në të ngrënë, që përfshin simptomat e një sjelljeje të fiksuar për të ndjekur një dietë të shëndetshme. Zakonisht shmangen ushqimet që përmbajnë yndyrna shtazore apo konservues që nuk konsiderohen të shëndetshme. Përfundimisht, zgjedhja e ushqimit bëhet kaq e kufizuar sa që mund të çojë në keq ushqyerje. Ajo u shfaq për herë të parë 15 vitet e fundit si një çrregullim në të ngrënë, dhe prandaj nuk ka shumë studime shkencore për të.

Ortoreksia mund të kthehet lehtë në një çrregullim të rrezikshëm si anoreksia nervore, edhe pse motivi është i ndryshëm. Një vajzë adoleshente që vuan nga anoreksia nervore dëshiron që vazhdimisht të bjerë në peshë, ndërsa një vajzë me ortoreksi është e fiksuar për përcaktimin dhe ruajtjen e një trupi të përsosur dhe peshës ideale në mënyrë absolute.

 

Gjithashtu, fiksimi për ushqimin e duhur, cilësinë dhe pastërtinë e ushqimit shpesh mund të jetë stresuese për një vajzë adoleshente, që më mirë rri pa ngrënë sesa të hajë ushqim që nuk e konsideron të përshtatshëm. Këtu përfshihen produktet e rritura në mënyrë organike, shpesh herë të papërpunuara, me pa kripë dhe pa sheqer, dhe pa konservues. Gjithashtu, një person që vuan nga ortoreksia i kushton shumë vëmendje përgatitjes së ushqimit (p.sh. larjes), përpunimit të ushqimit dhe gatimit. Kur një vajzë me ortoreksia fillon të mos dalë më për darkë me miqtë, kjo mund të çojë edhe në izolim social.

 

Mos harroni se, si të gjitha zakonet e tjera të përditshme, edhe e ngrëna duhet të jetë e balancuar. Nuk duhet të përjashtojmë asgjë nga dieta jonë, me kusht që të konsumohet në bazë të vlerave ushqyese. Hani më shumë ushqime të shëndetshme (fruta të freskëta, perime, makarona, peshk, mish, fruta të thata, etj.) dhe eliminoni ato “jo të shëndetshme” (ëmbëlsirat, patatinat, biskotat, etj.), por mos i përjashtoni ato fare nga dieta juaj.

Maria Skoura

Dietologe, Anëtare shkencore e Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani