Cikli i jetës

Vajza bëhet grua

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Ekzaminimet e mia mjekësore

Ekzaminimet e mia mjekësore

Një pjesë e rëndësishme për mirëmbajtjen e shëndetit të mirë gjinekologjik është kontrolli parandalues gjinekologjik.

Nëse një femër ka nisur  aktivitetin seksual, është e domosdoshme që ajo të shkojë tek gjinekologu të paktën një herë në vit dhe të bëjë disa analiza rutinë, të cilat në këtë moshë përfshijnë:

Quotation mark

Nëse një femër ka nisur  aktivitetin seksual, është e domosdoshme që ajo të shkojë tek gjinekologu të paktën një herë në vit dhe të bëjë disa analiza rutinë

Quotation mark

1. Test Pap: është një ekzaminim i thjeshtë dhe aspak i dhimbshëm apo që harxhon kohë, gjatë së cilit gjinekologu merr mostër nga cerviksi në mënyrë për të përcaktuar nëse ka ndryshime tek qelizat, duke lënë menjanë qelizat normale të dëmtuara biologjikisht apo ndryshime hormonale.

2. Eko gjinekologjike: është një metodë pa dhimbje, jo invazive gjatë së cilës gjinekologu përmes një programi të posaçëm kontrollon madhësinë, përbërjen, dhe morfologjinë e organeve të brendshme gjenitale ( mitrës dhe vezoreve).

3. Ekzaminime gjoksi: ekzaminimi i gjoksit është një mënyrë shumë e thjeshtë për të kontrolluar gjoksin tuaj për ndryshime të mundshme siç janë gunga apo gropa. Ky ekzaminim mund të bëhet lehtësisht nga ju në shtëpi, (idealisht çdo muaj , në ditën e 7-të ose të 14-të të ciklit tuaj), por asnjëherë nuk duhet të zëvendësojë ekzaminimet klinike nga mjeku juaj.

Kontrolli i rregullt gjinekologjik do t’ju mbrojë nga disa situata të pakëndshme  dhe do t’ju ndihmojë të parandaloni apo zbuloni në kohë ndryshime apo sëmundje të ndryshme. Kjo mund të tingëllojë e ekzagjeruar apo dhe stresante, por jini të sigurtë që vizitat e rregullta gjinekologjike do t’ju ndihmojnë shumë në ruajtjen e shëndetit të mirë. Përveçse parandalimi është kura më e mirë.

Në bashkëpunim me Dr. Olga E. Bikou,Obstetër – Kirurg - Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani