Cikli i jetës

Vajza bëhet grua

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Sekrecionet vaginale

Sekrecionet vaginale

Sekrecionet vaginale janë lëngje të sekretuara nga gjendrat cervikale. Kjo është një proçedurë plotësisht normale, vecanërisht nëse një femër është në moshë riprodhuese, e cila kontribuon në funksionimin normal të vaginës pasi ato pengojnë tharjen e saj. Sekrecionet vaginale janë lëngje të sekretuara nga gjendrat cervikale.

Quotation mark

Kjo është një proçedurë plotësisht normale, veçanërisht nëse një femër është në moshë riprodhuese, e cila kontribuon në funksionimin normal të vaginës pasi ato pengojnë tharjen e saj.

Quotation mark

Sasia e sekrecioneve varion mes femrave, pasi varet nga niveli i hormoneve që secila femër ka në trupin e saj. Normalisht ato janë të kthjellëta ( mund të shndërrohen në të bardha ose të verdha nëse ekspozohen ndaj ajrit, por këto janë ndryshime normale) dhe pa erë. Ato zakonisht ndodhin pak përpara periodave dhe gjatë ditëve të ovulimit.

Çdo devijim nga normalja, lidhur me sasinë, ngjyrën, erën madje dhe kohën kur ndodhin e veçanërisht nëse shoqërohen me acarime ose kruarje, tregon për ndonjë problem të mundshëm i cili duhet të shikohet më tej nga një gjinekolog.

Nëse dëshironi të ndiheni të thata, të freskëta dhe të pastra, mund të përdorni një pecetë ditore, e cila do t’ju ofrojë avantazhin e ndërrimit të shpeshtë, edhe nëse ju duhet të kaloni shumë kohë jashtë shtëpisë. Për më tepër përdorimi i specializuar i larësit intim, do t’ju ndihmojë të hiqni mbetjet dhe do të pastrojë butësisht zonën duke lënë ndjesi freskie dhe pastërtie që ju mbush me besim.

Në bashkëpunim me Dr. Olga E. Bikou,Obstetër – Kirurg - Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani