Termat dhe kushtet e përdorimit

1. Hyrje
1.1. Kjo faqe interneti ofrohet nga “MEGA DISPOSABLES SA” tani e tutje të referuar si MEGA SA. Vizitorët janë të ftuar të përdorin këtë faqe interneti vetëm nëse pranojnë plotësisht kushtet dhe termat e mëposhtme. Përdorimi i kësaj faqeje nënkupton pranimin pa kushte të këtyre termave nga përdoruesi.

1.2. MEGA SA ka të drejtën të modifikojë, shtojë, diferencojë përmbajtjen ose shërbimet në këtë faqe, përfshi edhe këto kushte, në çdo kohë që e konsideron të domosdoshme dhe pa njoftim të mëparshëm, vetëm me shpalljen e tyre në faqen e internetit.

2. Përdorimi
2.1. Vetëm MEGA SA mban të drejtën e kufizuar për përdorimin e kësaj faqeje për qëllime jo tregëtare.

2.2. Kjo faqe do të përdoret vetëm për qëllime legjitime dhe në një mënyrë të tillë që nuk kufizon përdorimin nga palë të treta. Vizitorët janë të detyruar të përdorin faqen e internetit në përputhje me ligjin, moralin dhe kushtet aktuale si dhe të përmbahen ndaj akteve apo lëshimeve që mund t’i shkaktojnë dëmtim apo keqfunksionim.

3. E drejta e autorit
3.1. Përmbajtja e faqes së internetit ( imazhet, grafika, markat, teksti, emrat e tregëtimit etj) janë pronësi intelektuale e MEGA SA ose të palëve të treta/partnerëve dhe mbrohen nga ligjet përkatëse Greke, Europiane dhe ato ndërkombëtare  si dhe traktatet mbi pronën intelektuale

3.2. Çdo kopjim, shpërndarje, transferim, procesim, krijim i punëve sekondare apo që keqinformon publikun lidhur me ofruesin e faqes së internetit është e ndaluar pa miratimin me shkrim të MEGA SA.

4. Refuzimi
4.1. MEGA SA bën çdo përpjekje për të siguar që përmbajtja dhe informacioni i shfaqur në faqen e internetit të jenë sa më të sakta të jetë e mundur, por nuk mban përgjegjësi për tërësinë e tyre dhe për përditësimin. Më tej nuk garanton që ofrimi i faqes së internetit do të jetë i pandërprerë apo pa asnjë gabim , pa viruse apo elementë të tjerë.

4.2. MEGA SA nuk ofron ndonjë garanci të shprehur apo të nënkuptuar të faqes aktuale apo të informacionit, produkteve apo shërbimeve që përmbahen në të.

4.3. Në asnjë rast MEGA SA nuk mund të jetë përgjegjëse për ndonjë kërkesë civile apo të natyrës kriminale ose dëmtimi ( pozitiv  apo negativ) për vizitorët e faqes së internetit apo palëve të treta për shkak të ndonjë arsyeje lidhur me operimin apo përdorimin e faqes aktuale.

4.4.  Kjo faqe mund të përmbajë referenca ( lidhje/ links) me faqe të palëve të treta. MEGA SA nuk është përgjegjëse për përmbajtjen e këtyre faqeve apo për ndonjë dëmtim të mundshëm që mund të lindë nga përdorimi i tij.

5. Politika e privatësisë
Në vijim të Ligjit 2472/1997 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ne informojmë miqtë tanë- përdoruesit që MEGA SA mund të mbajë një të dhënë dhe të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kushteve të mëposhtme:

Gjatë vizitës suaj në faqen aktuale të MEGA SA dhe gjatë regjistrimit tuaj në shërbimet e saj, ju mund të pyeteni të jepni informacionin tuaj  ( emrin, mbiemrin, adresa e emailit etc) për të na lejuar t’ju kontaktojmë apo informojmë për produktet e reja, shërbimet, konkurset, eventet etj.

Të dhënat personale që i jepni MEGA SA përdoren ekskluzivisht nga kompania dhe kompanitë e lidhura me të apo filialet e saj për qëllimet e përmendura më sipër dhe nuk do të zbulohen ndaj palëve të treta pa miratimin tuaj të mëparshëm. Në mënyrë të veçantë informacioni juaj personal mund të ekspozohet ndaj palëve të treta në përputhje me procedurat e ligjshme, kur kërkohet nga ligji. Çdo vizitor ka të drejtën për informim, akses dhe kundërshti për përpunimin e të dhënave të tyre lidhur me  dispozitat e neneve 11 deri 13 të Ligjit 2471 / 1997 dhe për këtë qëllim mund të kontaktojë kompaninë në +30 210-2419800.

6. Mbrojtja e të miturve
Miratimi i atyre që kanë përgjegjësi prindërore kërkohet për çdo komunikim me kompaninë dhe për dhënien e informacionit personal të personave nën 14 vjeç. Kompania nuk ka përgjegjësi në rast të keqinterpretimeve.

7. Dispozitat e informacionit
Në disa raste ne mund t’ju ofrojmë informacion mbi produkte dhe shërbime të tjera të MEGA SA, për të cilat ju mund të regjistroheni dhe t’i përdorni. Për më tepër, ne mund t’ju ftojmë të merrni pjesë në kërkime të mbajtura nga kompania apo filiale të saj, të cilat ekzaminojnë efektivitetin dhe aplikimin e produkteve të ofruara.

8. Juridiksioni dhe Ligji në fuqi
Çdo kundërshti apo pretendim nga operimi i kësaj faqeje interneti duhet të udhëhiqet nga legjislacioni Grek dhe Gjykata e Athinës duhet të ketë kompetencën për t’i zgjidhur ato.

Share on FacebookTweet about this on Twitter