Πιστοποιήσεις & Βραβεύσεις
Standardet e cilësisë dhe përputhshmëria e lëkurës të përcaktuara nga institute të njohura ndërkombëtarisht
Certifikime
Të gjitha produktet testohen sipas standarteve të cilësisë dhe përshtatshmërinë me lëkurën përcaktuar nga institute të mirënjohura ndërkombëtare, siç janë Instituti Dermatest, Grupi Dermscan, Instituti i Kërkimeve Dermatologjike të Aplikuara Proderm dhe Spitali Syngros.
Specifikisht të gjitha produktet EveryDay (peceta higjenike mujore & ditore)
•Janë testuar dermatologjikisht
•>Rekomanduar nga Unioni i Gjinekologëve dhe Obstetërve Grekë (ENPI)
Për më tej, të gjitha pecetat higjenike mujore dhe pecetat ditore All Cotton (pa aromë) janë të certifikuara sipas OEKO-TEX® STANDARD 100, standartet ndërkombëtare për mungesë të lëndëve të dëmshme.
Çmime
- MEGA u vlerësua si një nga 10 kompanitë më të mira në sektorin e eksporteve dhe mori çmim nderi «Ruban d ‘Honneur» në Çmimet Europiane të Biznesit 2012/2013.
- MEGA mori për të pestin vit rradhazi çmimin e nderit «True Leader» nga Grupi Icap. Instituti merr rëndësi të veçantë ditët e sotshme, pasi ai vlerëson bizneset që paraqesin rritje pavarësisht krizës ekonomike.
- Kompania jonë është vlerësuar nga STATBANK si “ Kompania Diamant” dhe e ka paraqitur MEGA-n me çmimin “Diamantët e Ekonomisë Greke 2015” si një nga kompanitë më të shëndetshme me rritje në Greqi për të 5-tin vit ( Diamantet 2011-2015). Ky çmim jo vetëm që verteton rritjen e kompanisë, por edhe mbështetjen në ekonominë Greke.
- MEGA u vlerësua nga Grupi ICAP dhe u nderua nga ICAP Credit Rating “Certifikatë Kompania më e Fortë në Greqi”
- MEGA Disposables S.A është nderuar si “Furnitori i Vitit”. Ky vlerësim është nder i madh për MEGA, pasi është vlerësuar nga vetë klientët ( dmth. Shitësit me pakicë në Greqi), duke konfirmuar perfomancën e shkëlqyer të kompanisë, filozofinë e orientuar nga klienti, standarte etike dhe marrëdhënie të shkëlqyera pune me Shitësit me pakicë në Greqi.
- Çmimi i rëndësishëm «Life Achievement Award» iu dha CEO-s së MEGA Disposables S.A në mirënjohje të zhvillimit të industrisë së tij nga “Self Service Execellence Awards 2015”.
- Çmimi i artë “Rritja e shitjeve dhe pjesës së tregut – kategoria jo ushqimore” për Babylino Sensitive nga self-service Excellence Awards.
- Çmimi i artë “Përgjegjësia Sociale e Korporatës (CSR) “ në kategorinë “Shoqëri – Individ” për programin social “Sani. Letër Rinisë” Sensitive nga self-service Excellence Awards.
- MEGA Disposables mori së fundi çmimin mbi Ndërgjegjësimin Mjedisor Ecopolis 2015 dhe u dallua për “punën e shkëlqyer përtej detyrës në kategorinë e Politikave të Mjedisit – veçanërisht për Programin e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta”.
- Kompania është certifikuar me Sistemin Mjedisor ISO 14001 dhe Sistemin e Shëndetit dhe Sigurisë OHSAS 18001.
- Kompania mori Çmimin e Nderit për kontributin në mbështetjen e unionit Grek “Së Bashku për Fëmijët”. Kompania vijon mbështetjen me veprime të rëndësishme, duke konfirmuar me vepra qëndrimin gjithmonë pranë fëmijëve përmes donacioneve në produkte dhe mbështetjes financiare të Shoqatave Jo Qeveritare.