Puberty icon

Puberteti

Njohja e të drejtave të mia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Rreziqet e Internetit

Rreziqet e Internetit

Rreziqet e Internetit (tallja kibernetike, ngacmimet seksuale, siguria e të dhënave)

Vasiliki Dimitrakopoulou

 

Gjatë adoleshencës, ju filloni të ndryshoni mënyrën sesi mendoni dhe sesi e shikoni botën. Ju pëlqen të provoni gjëra të reja, të kaloni më shumë kohë me miqtë tuaj dhe të argëtoheni, pasi teknologjia ju ofron mundësi pa fund për të bërë çdo gjë që ju pëlqen.

Interneti është një vend që na jep mundësinë të ndërlidhemi me të gjitha rrjetet e planetit!

Megjithatë, sipas një studimi kritik Evropian (EU kids Online, 2009), adoleshentët përballen me disa rreziqe online, si për shembull, ekspozimi i të dhënave personale, tallja kibernetike, takime me njerëz që kanë njohur online, etj.

Është e rëndësishme të mos harroni se interneti është një zgjatim i botës reale. Ashtu sikurse nuk do t’i jepnit kurrë informacion për adresën, numrin e telefonit apo fotografitë tuaja një të panjohuri që takoni në rrugë, duhet të bëni të njëjtën gjë edhe kur është fjala për të panjohurit që takoni online.

Përveç kësaj, në internet nuk ka më të dhëna personale. Sapo të keni ngarkuar të dhëna online, informacioni nuk mbetet më privat por bëhet publik. Kështu që të gjithë mund të kenë akses në të. Për më tepër, duhet të keni kujdes për çdo koment, foto, etj. që postoni në Facebook, sepse pasi t’i keni ngarkuar, ato i përkasin Facebook-ut, i cili ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me to, sipas kushteve të përgjithshme që keni pranuar kur jeni regjistruar.

Ekspozimi i të dhënave tuaja personale në internet mund të çojë drejt talljes kibernetike ose ekspozimit ndaj grabitqarëve seksual (ngacmimet seksuale).

Tallja kibernetike ndodh kur dikush ju dërgon mesazhe ngacmuese, fyese apo kërcënuese (në postën tuaj, msn, Facebook, celular), ose kur dikush u dërgon të tjerëve mesazhe fyese rreth jush. Gjithashtu, kur dikush dërgon materiale pornografike apo vulgare gjatë bisedës, apo krijon një profil të rremë në emrin tuaj duke përdorur informacione poshtëruese, ose publikon në internet informacionet tuaj private (p.sh. fotografi) pa lejen tuaj.

Në lidhje me ekspozimin ndaj grabitqarëve seksual (ngacmimet seksuale), kini parasysh se ka njerëz me çrregullime mendore që qëndrojnë online dhe tërhiqen seksualisht nga adoleshentë të moshës tuaj. Ka shumë gjasa që ata të përpiqen të fitojnë besimin tuaj dhe pastaj t’ju kërkojnë që të takoheni personalisht me qëllim që t’ju shfrytëzojnë/ose keqtrajtojnë seksualisht.

Mos harroni se nuk duhet të takoheni me njerëz që nuk janë miqtë tuaj të shkollës apo miq nga veprimtaritë tuaja jashtëshkollore. Asnjëherë nuk keni nga ta dini se kush është fshehur pas profilit të një personi të moshës tuaj.

Gjithashtu, mos harroni se askush nuk ka të drejtë t’ju tallë në internet dhe t’ju mërzisë. Në këtë rast, nuk keni pse të përgjigjeni dhe as të duroni askënd, kështu që është e rëndësishme që të mbroni veten. Flisni për këtë gjë me prindërit apo me ndonjë profesor/mësues të shkollës dhe, nëse është e nevojshme, bëni denoncim qoftë edhe në mënyrë anonime, në Linjën Greke të Ndihmës për përmbajtje të paligjshme në internet:www.safeline.gr. Ky institut do të gjejë identitetin e vërtetë të autorit të krimit dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’ju mbrojtur. Gjithashtu, mund të telefononi (pa pagesë) në linjën “I SUPPORT” të Njësisë për Shëndetin e Adoleshentëve në numrin 8001180015 dhe të bisedoni me profesionistë për mënyrën sesi të përballeni me situatën.

Vassiliki Dimitrakopoulou

Psikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani