Puberty icon

Puberteti

Përballimi i marrëdhënieve me maturi

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Qëllimet e marrëdhënieve

Qëllimet e marrëdhënieve

Gjatë adoleshencës, tërhiqeni gjithmonë e më shumë nga djemtë, të cilët janë një nga temat kryesore të diskutimit me shoqet.

Që në fillim të adoleshencës mund të jeni e interesuar të shoqëroheni me ndonjë djalë, por marrëdhëniet sjellin përgjegjësi. Prandaj, është e rëndësishme që ta mendoni seriozisht nëse dëshironi vërtet t’i futeni një marrëdhënieje më të afërt me një djalë.

Një marrëdhënie e mirë ju bën të ndiheni e vlefshme dhe e dëshiruar. Megjithatë, ajo nuk duhet t’ju izolojë nga shokët apo t’ju pengojë që të bëni gjëra që kanë rëndësi për ju. Ju duhet t’i shijoni momentet që kaloni bashkë e të fitoni më shumë vetëbesim. Megjithatë, nëse marrëdhënia juaj nuk shkon mirë dhe nëse nuk ndiheni mirë me veten, është mirë të kujtoni se cilat janë të drejtat e një partneri:

Në një marrëdhënie, secili partner ka të drejtën:

• të respektohet

• të besohet

• të ketë kujdesin e partnerit tjetër

• të ketë pikëpamjet e tij

• t’i besohet

• të dëgjohet

• të ketë kohën e vet personale

• të takohet me miqtë

• të kalojë kohë me familjarët e vet

• të bëjë gabime

• t’i shprehë emocionet

• të thotë“Jo”

• të kërkojë ndihmë

Marrëdhëniet më të mira janë ato që zhvillohen përmes miqësisë. Marrëdhënie më e thellë do të thotë të japësh. Mendo pak për ato çka ju mund t’i jepnit dikujt në një marrëdhënie dhe krijoni një listë. Pastaj mund të bëni një listë të gjërave që do të donit të kishte një djalë dhe si do të donit të trajtoheshit. Përdorini këto lista si orientim dhe kur të hyni në një marrëdhënie, kthejuni sërish atyre listave. Herën e parë mund të mos funksionojë, por kjo ndodh me të gjithë.

Në bashkëpunim me

Vassiliki Dimitrakopoulou

Psikologe, Bashkëpunëtore Shkencore e Shoqatës Greke të Mjekësisë për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani