Puberty icon

Puberteti

Përballimi i marrëdhënieve me maturi

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Mësoni të thoni Jo

Mësoni të thoni Jo

Mësoni të thoni “JO”

Vasiliki Dimitrakopoulou, Artemis Tsitsika

Gjatë pubertetit, ju filloni të shfaqni interes për djemtë. Megjithatë, në këtë moshë, keni tendencën të tregoni më shumë entuziazëm seç duhet për të dashurin tuaj, ta idealizoni atë dhe të zhgënjeheni lehtë. Ja përse marrëdhëniet romantike në këtë moshë nuk zgjasin.

Ndonjëherë mund të keni ndjesinë se i dashuri juaj po ju shtyn të bëni gjëra për të cilat nuk jeni ende gati, ose keni frikë se mund ta humbisni nëse nuk kryeni marrëdhënie seksuale me të.

Ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë të rezistoni kur të tjerët ju bëjnë presion.

Kur një vajzë vihet kaq shumë nën presion, ajo duhet të ngrihet dhe të thotë “jo”. Nëse i dashuri juaj ju do vërtetë, ai do ta kuptojë. Por nëse ju thoni “po” por në fakt doni të thoni “jo”, do të humbisni respektin ndaj vetes.

Ja disa shembuj sesi mund të përgjigjeni kur i dashuri juaj ju shtyn të kryeni marrëdhënie seksuale me të, edhe kur nuk jeni ende gati.          

 

Kur i dashuri ju thotë… Ju përgjigjuni…
Eja tani, të gjithë e bëjnë! Nëse vërtet më do, nuk do të më shtyje kurrë të bëja diçka për të cilën nuk jam ende gati.
Nëse më do vërtet, do ta bëje. Nëse të jemi bashkë do të thotë të bëj gjëra që nuk dua t’i bëj, atëherë nuk dua të qëndrojmë më bashkë.
Nëse nuk fillojmë të bëjmë seks, do të ndahem nga ti! Sepse ende nuk dua. Nuk mendoj se është nevoja të të jap më shumë shpjegime.
Pse nuk do që marrëdhënia jonë të ecë përpara? JO! Duhet ta respektosh këtë gjë!
Forca! E di që edhe ti do ta bësh! Nuk më intereson. Unë jam ndryshe. Pastaj, jo të gjithë e bëjnë, pavarësisht nga ajo që thonë.

 

Mos harroni se “jo” do të thotë “jo” dhe i dashuri tuaj duhet ta pranojë, përndryshe mungesa e respektit dhe pjekurisë mund të çojë drejt një lloj abuzimi.

Megjithatë, në një moment të jetës tuaj, kur të filloni të keni marrëdhënie seksuale dhe nëse i dashuri juaj ju shtyn të mos përdorni prezervativ, ju mund të përgjigjeni:

Kur i dashuri ju thotë… Ju përgjigjuni…
Nuk ke besim tek unë? Kam unë, ose e lëmë për sot dhe bëjmë diçka tjetër.
Kam harruar të marr prezervativ! Një person mund të ketë një sëmundje seksualisht të transmetueshme (SST) pa e ditur fare.
Eja tani, vetëm një herë. Edhe unë të dua. Fakti që kujdesemi për njëri-tjetrin dhe që e mbrojmë njëri-tjetrin e vërteton këtë.
Por unë të dua shumë! Një herë është e mjaftueshme për të mbetur shtatzënë apo për t’u infektuar nga ndonjë SST.
Kam turp të shkoj të blej prezervativ. Hajde shkojmë bashkë. Do jetë argëtuese!

 

Të dy partnerët janë përgjegjës për të siguruar mbrojtje. Blerja e prezervativëve tregon përgjegjshmëri dhe nuk duhet të keni turp. Ndjenja e turpit është një sjellje e papërgjegjshme ndaj vetes sonë dhe personave që duam.

Vassiliki Dimitrakopoulou

Psikolog, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artemis Tsitsika

Profesor i asociuar në Pediatri - Mjekësia për Adoleshentët

Koordinator shkencor i programit “PROLEPSIS”, që drejtohet nga Shoqata Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani