Puberty icon

Puberteti

Përballimi i marrëdhënieve me maturi

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Kur divorcohenprindërit

Kur divorcohenprindërit

Adoleshenca është një fazë kalimtare e jetës dhe konsiderohet si mosha e ndryshimeve të mëdha. Po çfarë ndodh nëse përveç të gjitha këtyre ndryshimeve vjen edhe një tjetër ndryshim, divorci i prindërve?

E vërteta është se edhe në Greqi, e cila është një shoqëri disi konservatore, divorcet janë shumë të shpeshta. Në vitin 2014, në çdo tre martesa të regjistruara, njëra u divorcua. Me fjalë të tjera, në çdo tre çifte që u martuan, njëri u nda.

Kështu që ndoshta edhe juve ju kanë thënë prindërit se po divorcohen. Ju ndoshta po përjetoni zemërim ose emocione të tjera negative. Përveç kësaj, ka edhe fëmijë që, kur prindërit divorcohen, mendojnë se është faji i tyre dhe ndihen në faj. Megjithatë, e vërteta është se fëmija apo adoleshenti nuk është kurrë përgjegjës për divorcin e prindërve të tij apo të saj. Janë prindërit që hasin probleme serioze në marrëdhënien e tyre, të cilat i çojnë në një vendim të tillë.

Divorci i prindërve mund të sjellë ndryshime në jetën tuaj të përditshme. Ndoshta do t’ju duhet të ndërroni shtëpi apo edhe zonë, duke shkuar me një nga prindërit. Megjithatë, një gjë është e sigurt: përshtatshmëria, d.m.th. aftësia për t’iu përshtatur rrethanave të reja të jetës, është një nga karakteristikat më të rëndësishme.

Gjithsesi, ju duhet të keni për qëllim jo vetëm që të përshtateni me situatën e re dhe ta pranoni atë, por edhe të përpiqeni e të nxirrni nga kjo përvojë mësime të vlefshme të brendshme që do t’ju ndihmojnë në udhëtimin tuaj të jetës dhe në marrëdhëniet personale.

Prindërit tuaj mund të mos jenë më bashkëshortë, por do të jenë sidoqoftë gjithmonë prindërit tuaj. Dashuria e tyre për ju është e padiskutueshme. Përpiquni t’u qëndroni larg mosmarrëveshjeve mes tyre, nëse kanë të tilla. Ato nuk ju takojnë juve. Ajo çka ju takon është jeta juaj: ëndrrat, shokët, mësimet, gjërat që ju pëlqejnë të bëni në kohën e lirë. Dakord, gjërat mund të duken pak të vështira në fillim, por gjithçka do të përmirësohet. Gjithmonë kështu ndodh.

Përveç këtyre,mund edhe të zbuloni se e gjitha kjo mund të sjellë edhe disa ndryshime pozitive. Jeta e përditshme mund t’ju bëhet më e qetë, pa tensione e probleme e mund të kaloni më shumë kohë cilësore me secilin prind, duke bërë me ta gjërat që ju pëlqejnë më shumë të bëni bashkë.

Në bashkëpunim me

GiotaGargala - Stefanou

Pediatre, Bashkëpunëtore Shkencore eShoqatës Greke të Mjekësisë për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani