Mite & Fakte
Mesatarisht, sasia e rrjedhjes menstruale arrin në rreth 60-75 ml.
Femrat që jetojnë apo kalojnë shumë kohë së bashku shpesh i kanë menstruacionet në të njëjtat ditë.
Të bërit dush ose banje me ujë shumë të nxehtë gjatë menstruacioneve rrit sasinë e rrjedhjes.
Keni dhimbje koke? Përpiquni të shmangni përdorimin e aspirinës gjatë menstruacioneve...ajo rrit sasinë e rrjedhjes.
Për të çliruar një qelizë vezë, nevojiten vetëm 15 sekonda.
Në shoqëritë e hershme, menstruacionet konsideroheshin një periudhë shumë e veçantë: ditët e pastërtisë dhe relaksimit ... krejt ndryshe nga ajo sesi ato ndikojnë te gruaja moderne sot!
70% e femrave në mbarë botën përdorin kontraceptivë. Megjithatë, në disa shtete, femrat nuk kanë fare akses në kontraceptivë.
Zakonisht gjaku që ju humbni gjatë menstruacioneve është rreth 300 ml, edhe pse ju mund të mendoni se humbni një sasi të madhe gjaku. Sigurisht ka disa faktorë që rrisin sasinë e rrjedhjes si psh vonesa e menstruacioneve për arsye hormonale ose marrja e ilaçeve si pilula kontraceptive e emergjencës ose e quajtur pilula "një ditë më pas".
Në fund të muajit të 9-të, mitra e një gruaje shtatzënë është rritur në madhësi rreth 50 herë më shumë.
Sytë, goja dhe vagina janë të vetmet pjesë të trupit që vetë-pastrohen.
Sindroma e Shokut Toksik është një gjendje e rrallë gjatë së cilës përdorimi i tamponëve shumë absorbuese shkakton rritjen disproporcionale të baktereve zakonisht të pranishme në vaginë. Këto baktere prodhojnë një substancë toksike e cila mund të shkaktojë një goditje të rëndë. Për këtë arsye, është e këshillueshme që tamponët të hiqen pas 4-6 orë përdorimi, dhe gjatë natës të përdoren peceta higjienike.
Vezoret zakonisht alternohen në prodhimin e vezëve: vezorja e majtë prodhon njërin muaj, vezorja e djathtë muajin pasardhës.
Ovulimi ndodh në një moment të caktuar, një herë në çdo muaj.
Kur prodhohet një vezë, ajo mund të fertilizohet brenda 24-36 orëve.