Cikli i jetës

Vajza bëhet grua

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Po nis një dekadë më emocionuese

Po nis një dekadë më emocionuese

Menjëherë pas kalimit të të 20-ave, nis një nga periudhat më emocionuese të jetës tuaj. Një dekadë me ndryshime e zbulime të mëdha.

Përsa i përket trupit tuaj, menstruacionet tashmë janë stabilizuar dhe të paktën për disa femra cikli varion mes 28-30 ditëve, ndërsa perioda juaj zgjat mesatarisht 4-5 ditë. Në të njëjtën kohë, jeta juaj seksuale përparon, sepse seksualiteti juaj është në kulmin e tij.

Gjatë kësaj faze është shumë e rëndësishme të mbani mend që sjellja e kujdesshme dhe e përgjegjshme lidhur me shëndetin fizik do të funksionojë si mburojë mbrojtëse si në afatshkurtër dhe afat gjatë. Disa këshilla shumë të thjeshta por të rëndësishme, do t’ju ndihmojnë të shmangni infeksione si dhe vaginitis, sëmundje që ndodhin shpesh gjatë kësaj moshe:

• Higjienë personale e përhershme

• Marrëdhënie seksuale të përgjegjshme ( përdorimi i prezervativit)

• Kujdesuni për shëndetin tuaj ( mendor dhe fizik) për të mbajtur sistem të fortë imunitar.

• Zgjidhni rrobat e duhura (psh. shmangni rrobat e ngushta gjatë periodave)

• Zgjidhni të brendshme të bëra prej materialeve natyrale të buta me lëkurën siç është pambuku

• Mbani higjienë të mirë në zonën intime ( dush i përditshëm dhe pastroni zonën intime me produkte të dizenjuara posaçërisht për mirëmbajtjen e pH-it natyral)

• Ndërroni pecetat higjienike (peceta mujore/ ditore) rregullisht, veçanërisht gjatë periodave tuaja.

Sigurisht nuk duhet të harroni kontrollet parandaluese gjinekologjike, të cilat duhet të bëhen rregullisht, sipas udhëzimeve të gjinekologut.

Në bashkëpunim me Dr. Olga E. Bikou,Obstetër – Kirurg - Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani