Cikli i jetës

Vajza bëhet grua

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Higjiena dhe pambuku

Higjiena dhe pambuku

Zona intime femërore ka nevojë për kujdes të veçantë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që materialet e përzgjedhura që vijnë në kontakt me lëkurën të jenë sa më të pastra dhe natyrale të jetë e mundur.

Pambuku është një material veçanërisht hidrofilik, i freskët dhe i qëndrueshëm.

Karakteristika kryesore e pambukut është aftësia të përthithë sasi të mëdha lagështie apo djerse nga trupi ynë. Prandaj e lë lëkurën me ndjesi thatësie e freskie që është e rëndësishme për higjienën e duhur  të zones intime.

Për më tepër, pambuku është material hipoalergjik, natyral që nuk acaron zonën intime dhe lejon lëkurën të marrë frymë duke penguar rritjen e bakterieve dhe myqeve. Prandaj është shumë e rëndësishme që në moshë të re ta bëjmë pjesë të rutinës së përditshme të kujdesit të zonës intime.

Pecetat ditore  EveryDay All Cotton kanë mbulesë 100% pambuk duke sjellë dlirësinë e natyrës në kontakt me lëkurën tuaj çdo ditë. Për më tepër ato janë të testuara dermatologjikisht, të parat që rekomandohen nga Shoqata e Obstetër – Giinekologëve Grekë si dhe çertifikuar sipas OEKO-TEX® STANDARD 100 për mungesë të lëndëve të dëmshme (www.oeko-tex.com).

Gjithsesi edhe kur përzgjidhni të brendshmet rekomandohet të preferoni pambuk, veçanërisht për zonën intime. Mund të ndodhë që mbathjet sintetike duken më tërheqëse në dukje, gjithsesi të brendshmet pambuku ditët e sotshme janë të disponueshme ne forma nga më të ndryshmet e përveç kësaj, ato lejojnë lëkurën të marrë frymë dhe të përthithë djersë dhe lagështi, duke reduktuar kështu mundësinë për zvogëlimin e infeksioneve.

Ndoshta është koha që  ju të kërkoni për higjienën tuaj personale mjete natyrale. Nuk po e mendoni?

Në bashkëpunim me Dr. Olga E. Bikou,Obstetër – Kirurg - Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani