Cikli i jetës

Shtatzënia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Trupi im

Trupi im

Trupi yt fillon të ndryshojë që në ditën e parë të shtatzënisë. Është një proces i vazhdueshëm përshtatjeje, i cili zgjat nëntë muaj dhe të përgatit për këtë gjendje të re. Ndaj është e rëndësishme që të dishse çfarë  janë këto ndryshime që po i ndodhin trupit tënd dhe pse ndodhin ato, me qëllim që të jesh e përgatitur.

  1. Rritet temperatura e trupit.Kjondodh ngaqëtrupiprodhonsasi më të mëdhaprogresteroni,i cili është i nevojshëmpër zhvillimine embrionit. Gjithashtu,enët e voglatë gjakut (kapilarët) afërsipërfaqes së lëkurës porriten në numër, dhe për pasojë në sipërfaqen e lëkurësshkonmë shumë gjakdhe tidukeshmë e shëndetshmedhe më
  2. Gjoks i ndjeshëm dhe i fryrë. Kjo ndodh për shkak të rritjes së nivelit të Gjithashtu, venat e gjakut bëhen shumë më të dukshme, rreth thumbit zhvillohen kokrra të vogla ngjyrë kafe ose rozë, ndërsa shumë gra vënë re se gjoksi i tyre trefishohet në masë. Kjo nuk ndodh në të gjitha rastet, duke qenë se për shumë gra nuk ndodh asnjë ndryshim i madh.
  3. Mbledhja e lëngjeve. Gjatë 9 muajve të shtatzënisë trupi mbledh sasi të mëdha uji; për pasojë mund të vësh re ënjtje të fytyrës, të gishtave të dorës ose të kyçeve Ënjtja ka gjasa të jetë krejt normale dhe më e theksuar me avancimin e shtatzënisë. Megjithatë, këshillohet që të njoftosh mjekun, sepse ënjtja, e kombinuar me tension të lartë ose praninë e albuminës në urinë, mund të jetë simptomë e preeklampsias, një prej komplikacioneve më të rënda dhe më të rrezikshme gjatë shtatzënisë, i cili duhet të trajtohet menjëherë.
  4. Ngjyra e qafës së mitrës ndryshon. Brenda gjashtë javësh nga fillimi i shtatzënisë ngjyra e qafës së mitrës ndryshon nga rozë e zbehtë në ngjyrë të purpurt, dhe sa më shumë që i afrohesh lindjes, aq më e kuqe bëhet ajo.
  5. Kontraktimet e mitrës. Kontraktimet ndodhin gjatë gjithë shtatzënisë, por ato bëhen më të forta nga java e 20 e në vazhdim. Kontraktimet kanë një dobi të veçantë duke qenë se ato ndihmojnë me furnizimin me gjak ndërkohë që përgatisin mitrën për daljen e fëmijës.
  6. Forma dhe përmasa e mitrës ndryshon. Në fillim mitra ka formën e një dardhe dhe ka një kapacitet prej rreth 10 ml. Me avancimin e shtatzënisë, ajo merr një formë më të rrumbullakët, ndërkohë që kapaciteti i saj mund të arrijë deri në 20 litra.
  7. Mungesa e rehatisë. Me rritjen e mitrës në drejtim vertikal, mushkëritë zhvendosen anash, me qëllim që t’i hapin Megjithëse brinjët lëvizin për t’i hapur vend mushkërive dhe për të lehtësuar frymëmarrjen, ti mund të marrësh frymë me vështirësi, veçanërisht kur je duke iu afruar lindjes. Vendosja e jastëkëve poshtë kurrizit ndihmon shumë në këto raste.
  8. Zemra rritet dhe rrahjet e pulsit bëhen më të forta. Kjo ndodh për t’i mundësuar zemrës që të përballojë nevojat e shtuara të trupit tënd gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, ky ndryshim zakonisht nuk vihet re. Gjithashtu, zemra ndryshon pozicion dhe zhvendoset më lart në kraharor për t’i hapur vend fëmijës që po zhvillohet. Rreth 40 ditë pas lindjes së fëmijës zemra kthehet në përmasën dhe pozicionin e saj fillestar.
  9. Të fikëtit. Gjatë shtatzënisë trupi ka më shumë nevojë për gjak. Kjo shpesh bën që truri të mos furnizohet siç duhet me gjak dhe kjo shkakton gjendje të fikëti. Të fikëtitgjithashtu ka shumë gjasa që të ndodhë për shkak se gratë shtatzëna kanë tension të ulët gjaku në fillim të shtatzënisë. Këto simptoma zakonisht zhduken kur hyn në tremujorin e dytë të shtatzënisë.
  10. Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve. Rritja e nivelit të hormoneve dhe rritja e nevojave të trupit tënd për gjak, mund të çojnë në gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve, një simptomë që është e pranishme veçanërisht gjatë shtatzënisë.
  11. Lëkura dhe qimet errësohen. Gjatë shtatzënisë shumë gra vënë re që lëkura e fytyrës, thumbat e gjoksit dhe kërthiza u errësohen dhe gjithashtu nishanet dhe qukat që ato kanë bëhen më të theksuara. Gjithashtu, atyre mund t’u shfaqet një vijë e errët përgjatë barkut dhe qime më të errëta tek duart dhe këmbët. Këto ndryshime janë shumë normale dhe ndodhin për shkak të luhatjeve të nivelit të estrogjenit në trup. Njollat zbehen pas lindjes dhe pas një periudhe kohore, por është e rëndësishme që gjatë shtatzënisë të përdorësh produkte për mbrojtje nga dielli me faktor të lartë mbrojtjeje për të parandaluar që njollat të bëhen të përhershme.
  12. Lodhja. Rritja e nivelit të progresteronit në trup çon në nivele më të ulëta energjie. Ndaj shpesh mund të ndihesh e lodhur, veçanërisht në mëngjes.
  13. Rritja e shpejtë e flokëve dhe e thonjve. Rritja e furnizimit me gjak dhe ndryshimet hormonale çojnë në një rritje shumë të shpejtë të thonjve dhe të flokëve. Do të vësh re se gjatë shtatzënisë thonjtë e tu do të jenë shumë më të fortë dhe rënia e flokëve do të ulet në mënyrë të konsiderueshme.
  14. Kërthiza bëhet e sheshtë. Kjo ndodh rreth javës së 30 dhe deri në fund të shtatzënisë, dhe vetëm në disa raste ajo rritet nga jashtë. Kërthiza kthehet në formën e saj fillestare disa ditë pas lindjes.
  15. Shenja të çarjes së lëkurës. Afër javës së 40 perimetri i belit tënd do të jetë rreth 100 cm. Ka gjasa që të krijohen shenja të kuqe të çarjes së lëkurës duke qenë se lëkura zgjatet për të përballuar ecurinë e zhvillimit të fëmijës. Shfaqja e tyre mund të ulet nëse përdoren kremra ose vajra të veçanta për ta mbajtur lëkurën më të hidratuar dhe në këtë mënyrë, edhe më elastike. Shenjat e çarjes së lëkurës do të zbehen me kalimin e viteve dhe do të marrin formën e vijave të lehta.

Të gjitha këto ndryshime janë shumë mbresëlënëse! Sigurisht, nuk duhet të harrosh asnjëherë se të gjitha gratë janë të ndryshme dhe se secila prej tyre e përjeton ndryshe këtë periudhë magjike të përgatitjes për amësinë.

Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani