Kontrollet e mia mjekësore
Çasti që ke pritur me padurim erdhi. Gjinekologu ka konfirmuar se je shtatzënë dhe brenda pak muajve do të mbash në krahë fëmijën tënd.
Nga ky çast e deri në përfundim të shtatzënisë, është shumë e rëndësishme që të shkosh te gjinekologu çdo muaj. Ai ose ajo të bën një kontroll të imtësishëm ty dhe fetusit, të lexon rezultatet e analizave,kontrollon peshën dhe tensionin e gjakut dhe i përgjigjet të gjitha pyetjeve të tua për ecurinë e shtatzënisë.
Pasi i jep mjekut tëndtë gjithë historikun tënd mjekësor, tiduhet t’i nënshtrohesh një sërë analizave prenatale ,të cilat janë të detyrueshme për të parë gjendjen e përgjithshme shëndetësore tënden dhe atë të fetusit.
Kontrollet më të rëndësishme për të vëzhguar ecurinë e shtatzënisë dhe në veçanti shëndetin e fetusit janë si në vijim:
Tremujori i 1-rë
1. Skaner me ultratinguj
Kjo është një analizë diagnostike e thjeshtë dhe pa dhimbje që ka si qëllim të monitorojë zhvillimin e fetusit dhe ecurinë e shtatzënisë.
Ky ekzaminim kryhet ndërmjet javës së 6 dhe të10 të shtatzënisë:
- Kontrollon qëndrueshmërinë e fetusit.
- Zbulon numrin e embrionëve.
- Lokalizon pozicionine fetusit për tëpërjashtuarshtatzëninë ektopike.
- Kontrollon nëse shtatzënia ecën mirë, veçanërisht në rastet e dhimbjeve abdominale dhe hemorragjisë.
2. Analizat prenatale bazë
Analiza prenatale bazë përfshin analizat e gjakut, të urinës dhe analizat e sekrecioneve vaginale për gruan shtatzënë. Kur është e përshtatshme, është e këshillueshme që të kontrollohet edhe gjendja shëndetësore e bashkëshortit. Këto janë ekzaminime të ndryshme dhe disa prej tyrepërsëriten gjatë shtatzënisë për të garantuar një ecuri të mirë të saj dhe shëndet të mirë të gruas shtatzënë.
3. Ekzaminimi ultrasonike Niveli A (PAPP-A dhe translucenca nuhale).
Ky ekzaminim mat me anë të ultrasonografisë translucencën nuhale të fetusit. Kjo kryhet ndërmjet javës së 11 dhe (13+6) të shtatzënisë. Ekzaminimi ultrasonografik mat pjesën e pasme të qafës së fetusit dhe kontrollon gjasat për anomali kromozomale, në veçanti për sindromën Down (trizomi 21) dhe anomali të tjera të lindura. Gjithashtu, gruaja shtatzënë kryen disa analiza për matjen e treguesve specifikë biokimikë. Këto tregues, së bashku me tregues të ndryshëm anatomikë të kontrollit me ultratinguj dhe së bashku me moshën e gruas shtatzënë, bëjnë që mjekët të jenë në gjendje të përcaktojnë probabilitetin për sindromat më të përhapura (trizomi 13, 18 dhe 21). Në varësi të rezultateve të analizave, mjeku të këshillon nëse duhet të kryesh ose jo amniocentezën. Këto analiza gjithashtu përcaktojnë saktësisht periudhën e shtatzënisë dhe llogarisin më saktësisht datën e mundshme të lindjes, e cila është shumë e dobishme për gratë, të cilat nuk mbajnë mend datën e saktëtë periodave të fundit ose që kanë një cikël menstrual të paqëndrueshëm .
4. Analiza e ADN-së (cffDNA):
Kjo analizë është një kontroll i gjakut të nënës për të zbuluar ADN-në e fetusit që qarkullon në të. Me anë të kësaj analize mund të përcaktohet rreziku i trizomisë 13, 18 ose 21.
Tremujori i 2-të
Ultratinguj niveli B (Skaner për anomali)
Ky është një ekzaminim i detajuar dhe jo i dëmshëm me ultratinguj. Ai zakonisht kryhet ndërmjet javës së 20 dhe të 24 të shtatzënisë. Mjeku i specializuar ekzaminon në detaje anatominë e fetusit.
Tremujori i 3-të
Ekzaminimi me ultratinguj (Ekografia – Mirëqenia e fetusit)
Pak pas javës së 32të , kryhet një tjetër eko e specializuar me ultratinguj për të vlerësuar ecurinë në zhvillimin e fetusit dhe gjendjen e tij të përgjithshme. Përveç matjeve të fetusit, bëhen studime specifike të placentës së fetusit, lëngut amniotik dhe qarkullimit të gjakut drejt placentës dhe fetusit.
Këto analiza janë pjesë e listës bazë të kontrolleve joinvazive, të cilave duhet t’u nënshtrohet çdo grua shtatzënë. Në këtë mënyrë ajo garanton një shtatzëni të mbarë, si edhe diagnostikim dhe ndërhyrje që në fazë të hershme, kur kjo është e nevojshme në rast komplikacionesh.
Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog