Cikli i jetës

Shtatzënia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Hemorragjia gjatë shtatzënisë

Hemorragjia gjatë shtatzënisë

Si duhet të veprosh nëse dallon njolla gjaku ose nëse ke hemorragji gjatë shtatzënisë? Kontakto menjëherë me mjekun ose maminë tënde, edhe kur hemorragjia duket se ka ndaluar. Shkaku i saj mund të jetë diçka e vogël, por mund të jetë edhe shenjë e një problemi serioz. Simptomat gjatë shtatzënisë asnjëherë nuk duhet të shpërfillen. Ajo çka duhet të bësh në vijim varet nga situata individuale. Mund të kesh nevojë për një vizitë, e cila mund të përfshijë ekzaminim fizik, eko me ultratinguj dhe analiza gjaku për t’u siguruar se ti dhe fëmija yt jeni mirë dhe për të përjashtuar ndonjë ndërlikim. Nëse ke hemorragji ose ke dhimbje të forta të çfarëdo lloji dhe nuk ke mundësi që të kontaktosh menjëherë me mjekun tënd, duhet të shkosh në urgjencën e spitalit.

Njollat e gjakut nuk janë e njëjta gjë me hemorragjinë. Këto njolla janë një formë shumë e lehtë e hemorragjisë, diçka e ngjashme me njollat që mund të kesh në fillim ose në fund të ciklit menstrual. Ato mund të ndryshojnë në ngjyrë nga rozë në  kafe. Nga se mund të shkaktohen njollat e gjakut ose hemorragjia? Nuk është gjithmonë e mundur që të përcaktohet shkaku. Në vijim janë dhënë disa nga shkaqet më të zakonshme: Seksi mund të ndikojë. Gjatë shtatzënisë qafa e mitrës furnizohet më shumë me gjak ndaj nuk është diçka e pazakontë që të dallosh njolla gjaku pasi kryen marrëdhënie. Hemorragjia pasi kryen marrëdhënie mund të shkaktohet edhe nga polipi në qafën e mitrës. Mund të dallosh njolla gjaku pas një Pap testi ose pas kontrolleve transvaginale për të njëjtat arsye si në rastin kur kryen marrëdhënie.
Në ditët e para të shtatzënisë, madje përpara se të zbulosh se je shtatzënë, mund të kesh disa njolla gjaku për një ose dy ditë. Një arsye e hemorragjisë mund të jetë ngjitja e vezës së fertilizuar në kavitetin e mitrës.

Njollat e gjakut ose hemorragjia, në veçanti kur shoqërohet me dhimbje abdominale ose kontraktime të menjëhershme, mund të jetë një shenjë e hershme aborti ose shtatzënie ektopike, që do të thotë se embrioni implantohet jashtë mitrës, zakonisht në njërin prej tubave. Një shtatzëni ektopike mund të paraqesë rrezik për jetën e nënës. Kjo është një nga arsyet se pse duhet të kontaktosh menjëherë me mjekun tënd nëse ke hemorragji ose ndien dhimbje në tremujorin e parë.

Njollat e gjakut mund të shkaktohen edhe nga kushte që nuk lidhen me shtatzëninë. Një infeksion vaginal ose një sëmundje seksualisht e transmetueshme mund të shkaktojë inflamacion të qafës së mitrës. Një qafë mitre e skuqur mund të shkaktojë njolla gjaku veçanërisht pas seksit ose pas një Pap testi.

Njollat e gjakut mund të shkaktohen edhe nga probleme në placentë ose një lindje e parakohshme. Në tremujorin e dytë ose të tretë të shtatzënisë, hemorragjia ose njollat e gjakut mund të jenë një shenjë e një problemi serioz siç mund të jetë një problem në placentë, shkëputja e placentës për shembull, aborti ose lindja e parakohshme.

 

Burimi: www.paidorama.com

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani