Cikli i jetës

Shtatzënia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Ditët e para me fëmijën

Ditët e para me fëmijën

Kur lind një fëmijë dhe e sjell për herë të parë në shtëpi gjithë jeta jote ndryshon. Ndjenjat e forta të ngrohtësisë dhe dashurisë të bëjnë gruan më të lumtur në botë.

Së shpejti do ta marrësh veten nga stresi i shtatzënisë dhe lindja dhe trupi yt do t’i kthehet gjendjes normale. Edhe nëse i je nënshtruar një prerjeje çezariane, shenja e plagës shumë shpejt do të shërohet dhe do të jesh gati për të marrë përsipër rolin e mrekullueshëm dhe unik të mamasë.

Nuk duhet të shqetësohesh nëse përjeton ndonjë ndryshim emocional, ndryshimet e sistemit tënd hormonal mund të të bëjnë shumë melankolike.

Mundohu t’i mbash këto ndjesi nën kontroll dhe mos lejo që të të vënë poshtë. Mos harro se kjo është një fazë krejt normale pas shtatzënisë dhe lindjes, e cila nuk të ndodh vetëm ty por shumicës së nënave të reja!

Quotation mark

Kënaqu me fëmijën tënd dhe përpiqu të mos mbyllesh brenda. Përfito nga orët kur fle fëmija që të flesh edhe ti.

Quotation mark

Nuk ke pse të lodhesh duke bërë punët e shtëpisë me të njëjtin ritëm si më përpara. Të jesh e sigurt se ke gjithë mirëkuptimin e bashkëshortit, të të afërmve dhe miqve të tu të ngushtë dhe ata do të ishin të lumtur që të të ndihmonin.

 

Burimi: www.babylino.gr

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani