Cilat janë simptomat e shtatzënisë?
Pret me padurim të bëhesh mami dhe të mbash foshnjën në prehër? Si mund ta dallosh se je shtatzënë? Sigurisht që një nga shenjat më të zakonshme është vonesa e menstruacioneve. Por kjo nuk është shenja e vetme! Në vijim janë radhitur disa shenja të tjera që mund të tregojnë se je shtatzënë.
1. Gjoks i ndjeshëm dhe i fryrë. Kjo simptomë është pasojë e rritjes së nivelit të hormoneve në trupin tënd dhe është shumë e ngjashme me ënjtjen që ndjen kur je duke pritur Ndjeshmëria zakonisht fillon të largohet pas muajit të tretë të shtatzënisë, duke qenë se trupi yt ka gjetur një ekuilibër të ri dhe tani është mësuar me ndryshimet hormonale.
2. Urinimi i shpeshtë. Gjatë shtatzënisë lëngjet e trupit rriten duke rritur kështu fluksin nga veshkat drejt fshikëzës së urinës. Zakonisht kjo simptomë ndodh rreth javës së 6-të të shtatzënisë dhe bëhet më e fortë me ecurinë e shtatzënisë. Kjo ndodh ngaqë foshnja zhvillohet dhe presioni që ushtrohet mbi fshikëz rritet.
3. Lodhja e tepërt. Për shkak të nivelit të rritur të progesteronit në trupin tënd, ka shumë gjasa që të ndjesh se nivelet e energjisë në trupin tënd janë ulur dhe të dallosh simptoma të lodhjes së tepërt. Këto simptoma zakonisht zbuten gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë.
4. Të përziera dhe të vjella. Janë shumë të pakta gratë që nuk kanë të përziera dhe të vjella. Për shumicën e grave këto simptoma shfaqen pas muajit të parë të shtatzënisë dhe disa gra kanë të përziera të theksuara që në javën e dytë. Të përzierat dhe të vjellat zakonisht largohen pas tremujorit të parë të shtatzënisë, ndërkohë që janë shumë të pakta rastet kur këto vazhdojnë pas hyrjes në tremujorin e dytë.
5. Ndjeshmëria ndaj disa aromave. Shumë gra, që në ditët e para të shtatzënisë, nuk durojnë dot aroma të caktuara. E njëjta gjë mund të ndodhë me disa ushqime që i pëlqenin më parë, por gjatë shtatzënisë ndiejnë neveri për to. Edhe pse kjo simptomë ka një shpjegim shkencor, ajo mund të ndodhë për shkak të rritjes së nivelit të estrogjenit në trup.
6. Temperaturë e lartë e trupit. Nëse e di temperaturën e trupit tënd dhe zbulon se ajo është rritur papritur për një periudhë më të gjatë se dy javë, atëherë ka shumë gjasa që të jesh shtatzënë.
7. Kapsllëku. Rritja e progesteronit gjatë shtatzënisë bën që ushqimi të kalojë më ngadalë në zorrë. Kjo çon në simptoma të shpeshta kapsllëku te gratë shtatzëna.
8. Dhimbja e mesit.Në fillimtë shtatzënisëka shumëgjasaqë të ndjeshdhimbjetë lehtë mesi. Kjo shenjë jo domosdoshmërishtregon se je shtatzënëduke qenë semundtë jetë si pasojë embajtjes jodrejtë të trupit osee problemeve të tjera
9. Dhimbje koke. Ndryshimet hormonale dhe qarkullimi i rritur i gjakut në trup gjatë shtatzënisë kanë gjasa të shkaktojnë dhimbje të rënda koke.
10. Krampet e mitrës. Në fillim të një shtatzënie, teksa mitra rritet për të mbajtur fetusin që po zhvillohet, ka shumë gjasa që një grua të ketë Kjo dhimbje është krejt normale dhe është shumë e ngjashme me dhimbjet menstruale.
Sigurisht që jo domosdoshmërish të gjitha gratë shtatzëna i shfaqin simptomat e mësipërme apo disa prej tyre, duke qenë se këto nuk u ndodhin të gjithave. Ndaj, nëse dyshon se je shtatzënë të këshillojmë që të shkosh te gjinekologu, i cili do të konfirmojë nëse kjo ngjarje e lumtur është e vërtetë.
Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog