Cikli i jetës

Nëna me vajzën

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Të vërtetat dhe mitet rreth periodave

Të vërtetat dhe mitet rreth periodave

Themelet për një shëndet gjinekologjik të mirë dhe afatgjatë për një adoleshente hidhen gjatë adoleshencës. Si nënë, ti mund ta këshillosh dhe ta ndihmosh që ajo të bëjë zgjedhjet e duhura që në moshë të hershme.

Si fillim po ju tregojnë disa të vërteta që duhet t’i dinë të gjitha gratë:

1. Gjatë periodave është e nevojshme që t’i ndërroni shpesh të brendshmet!

Gruaja duhet ta ndryshojë pecetën shumë shpesh, veçanërisht gjatë ditëve të para të periodave. Kjo sigurisht varet nga fluksi i periodave. Megjithatë, ajo nuk duhet të harrojë se mundësitë për infeksion vaginal janë më të larta gjatë periodave dhe për pasojë duhet të tregojë kujdes me higjienën. Gjithashtu, është e rëndësishme që të brendshmet të ndërrohen çdo ditë, madje dy herë në ditë nëse gruaja bën ushtrime. Gjithashtu, është mirë që të vishen të brendshme pambuku, të cilat i lejojnë lëkurës që të marrë frymë duke mbrojtur me efikasitet zonat e ndjeshme nga zhvillimi i acarimeve ose infeksioneve.

2. Pambuku është zgjedhje e shkëlqyer për trajtimin e zonës intime!

Është mirë që pambuku të bëhet pjesë e rutinës sonë ditore për mbajtjen e higjienës. Të brendshmet sintetike për shembull, mund të jenë më tërheqëse për syrin, por të brendshmet prej pambuku, në sajë të vetive të shkëlqyera të këtij përbërësi natyral, janë më të shëndetshme. Pambuku është gjithashtu hidrofilik, thith djersën dhe lëngjet trupore, dhe antialergjik.  Ndaj, ai është një zgjedhje e shkëlqyer kur bëhet fjalë për higjienën e zonave të ndjeshme.

3. Materialet sintetike mund të shkaktojnë infeksione!

Për mbrojtjen higjienike të zonave të ndjeshme, është e këshillueshme që të zgjidhni materiale sa më natyrale ose sa më miqësore për lëkurën që të jetë e mundur. Arsyeja pse diçka e tillë është e nevojshme,  është se materialet sintetike nuk e lënë lëkurën të marrë frymë dhe gjithashtu, nga fërkimi i rrobave, temperatura në zonën e ndjeshme rritet duke shkaktuar djersitje dhe duke krijuar kështu një mjedis favorizues për infeksionet.

Tani le të flasim pak për mitet!

1. Pecetat ditore mund të shkaktojnë probleme.

Kjo deklaratë është krejtësisht e pavërtetë duke qenë se pecetat ditore, nëse i ndërroni shpesh, jo vetëm që nuk favorizojnë infeksione por madje kontribuojnë për një shëndet më të mirë të zonës së ndjeshme. Gjithashtu, qëllimi i një pecete të tillë është si në vijim: – lejon ndërrimin e shpeshtë, duke garantuar pastërti dhe freski. Nëse pecetat ditore përdoren çdo ditë bën mirë që të zgjedhësh ato që kanë një mbulesë 100% pambuk, të cilat ofrojnë një mbrojtje higjienike dhe natyrale.

2. Këshillohet që gjatë periodave të shmangen dushet e shpeshta.

Jo vetëm që nuk duhet të shmangim dushin gjatë periodave, por duhet të bëjmë dush çdo ditë për të pastruar zonën gjenitale nga gjaku dhe sekrecionet. Gjithashtu, duke qenë se gratë djersijnë më shumë gjatë periodave, dushi i ndihmon ato që të jenë më të pastra dhe në këtë mënyrë të ndihen më mirë. Duhet të përdoren produkte të veçanta që përmbajnë përbërës qetësues, p.sh. kamomil, dhe që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të pH në zonën e ndjeshme.

3. Preferohet që për zonën e ndjeshme të mos përdoret ndonjë produkt i veçantë. Uji mjafton.

Është shumë e rëndësishme që të mos prishet niveli natyral i pH në zonën e ndjeshme. Vagina ka një sistem të brendshëm “vetëpastrimi”, që do të thotë se një pjesë e funksionit të saj është të mbahet e pastër. Por është e rëndësishme që të garantohet pastërtia e asaj zone duke bërë dush çdo ditë, duke përdorur një produkt me formulë të posaçme*. Në këtë mënyrë ruhet niveli natyral i pH dhe shëndeti i përgjithshëm i zonës së ndjeshme. Nëse një grua që rri gjatë jashtë shtëpisë (p.sh. Punon deri vonë, bën ushtrime, etj.) e ndjen të nevojshme që të freskojë zonat e ndjeshme ajo mund të përdorë pecetat e lagura EveryDay Fresh, të cilat gjithashtu kanë një formulë të posaçme.

 

*Lidhja për larësin EveryDay.

Burimi: www.justgirls.gr

Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani