Këshilla për periodat e saj
Bazat e duhura duhet të vendosen që në fillim. Për këtë arsye, është e rëndësishme të bisedoni me vogëlushen tuaj dhe ta ndihmoni ate të marrë qysh herët disa zakone për periodat e saj, të cilat do t’a ndihmojnë të ketë shëndet të mirë gjinekologjik:
1. Të respektojë rregullat e higjienës
Pastrim i plotë, por jo i tepruar, i zonës sensitive dhe ndërrimi i shpeshtë i produkteve të higjienës femërore (pecetat higjenike ditore, mujore) do ta ndihmojnë atë të ruajë një higjienë të shëndetshme gjinekologjike, duke shmangur acarime të lëkurës, të mbrojë veten nga sekrecionet dhe duke u ndjerë kështu e pastër dhe e freskët.
2. Të ushqehet shëndetshëm
Një dietë e shëndetshme dhe e balancuar e pasur me ushqyes,jo vetëm që ndihmon në zhvillimin e duhur të adoleshentëve, por është provuar që kontribuon mjaft në trajtimin e shumë simptomave të periodave.
3. Të pijë shumë ujë
Gjatë periodave trupi dehidratohet duke krijuar shpesh një ndjesi lodhjeje. Për këtë arsye është e rëndësishme veçanërisht gjatë atyre ditëve, të nxisni vajzën të konsumojë shumë ujë.
4. Të jetë aktive po aq sa dhe ditët e tjera
Është e rëndësishme të mësoni vajzën të “dëgjojë” trupin e saj. Kështu, nëse ajo nuk është mirë dhe nuk ka ndonjë shqetësim konkret, nxiteni të vijojë të jetë po aq aktive sa dhe ditët e tjera. Në fakt ushtrime të lehta do ta ndihmonin atë të kalonte më mirë ndonjë shqetësim të vogël.
5. Të shlodhet
Gjatë kësaj periudhe, trupi është shumë aktiv, çka shumë shpesh shkakton ndjesi lodhjeje. Për këtë arsye është e rëndësishme të siguroheni që e vogla juaj shlodhet dhe fle mjaftueshëm në mënyrë që të shmangë çdo siklet.
6. Të mbajë kalendar për periodat
Është e rëndësishme për të voglën tuaj të mësojë të mbajë një kalendar periodash që nga nisja. Në këtë mënyrë ajo do të monitorojë periodat e saj, të kuptojë më mirë trupin e saj dhe të mësojë të dallojë cilat janë simptomat normale dhe cilat do të duhet t’i drejtohen një gjinekologu. Për më shumë lehtësi ajo mund të përdorë kalendarin e periodave EveryDay.
Në bashkëpunim me Dr. Olga E. Bikou,Obstetër – Kirurg - Gjinekolog