Cikli i jetës

Nëna me vajzën

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Bisedo me të rreth trupit të saj

Bisedo me të rreth trupit të saj

Kur një vajzë hyn në pubertet, për shkak të rritjes së hormoneve femërore në trupin e saj, ajo merr disa karakteristika të veçanta fizike, që nxjerrin në pah natyrën e saj femërore:

• Gjoksi i saj po zhvillohet

• Nisin të shfaqen qimet ( në fillim në zonën pubike dhe në sqetulla, pastaj në pjesën tjetër të trupit).

• Zhvillimi i trupit të saj përshkallëzohet

• Struktura e trupit të saj po ndryshon ( beli bëhet më i hollë dhe legeni i saj po zgjerohet).

• Rritet masa muskulare si dhe ajo dhjamore.

• Rriten gjendrat e sekretimit në sqetulla dhe në vaginë.

• Ajo ka periodën e saj të parë.

Duke vënë re të gjitha këto ndryshime në trupin e saj, presupozohet që vogëlushja juaj në fillim të ndihet e sikletosur. Prandaj është shumë e rëndësishme që t’i shpjegoni asaj çfarë po ndodh në trupin e saj, si dhe pse ndodhin këto ndryshime. Është e rëndësishme ta bëni të ndihet krenare për veten e saj të re duke folur hapur si gruaja me gruan.

Në bashkëpunim me Dr. Olga E. Bikou,Obstetër – Kirurg - Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani