Cikli i jetës

Menopauza

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Inkontinenca urinare dhe menopauza

Inkontinenca urinare dhe menopauza

Me hyrjen në fazën e menopauzës, për shkak të nivelit të ulët të estrogjenit, si dhe për shkak të plakjes, mund të përjetoni simptomat e para të lehta të inkontinencës urinare, të njohur edhe si “urinim i pavullnetshëm”, siç është quajtur nga Shoqata Ndërkombëtare për Urinimin e Pavullnetshëm.

Urinimi i pavullnetshëm është një problem i zakonshëm që ndodh në 1-4 gra (mbi 30 vjeç) dhe, në shumicën e rasteve, trajtohet lehtësisht. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të ndiheni keq nëse ju ndodh ky problem. Përkundrazi! Keni të gjitha arsyet që të shijoni jetën tuaj të përditshme pa asnjë shqetësim!

Mënyra më e zakonshme për të trajtuar urinimin e pavullnetshëm janë ushtrimet Kegel që forcojnë muret e mitrës dhe ndihmojnë në përmirësimin e kontrollit të fshikëzës.

Mënyra të tjera të njohura:

Lini duhanin: Pirja e duhanit mund të shkaktojë urinim të pavullnetshëm gjatë menopauzës.

Humbisni peshë: Gratë kanë tendencë të shëndoshen gjatë menopauzës.

Kolla kronike dhe alergjitë: Kolla kronike mund të shkaktojë presion të vazhdueshëm në muret e mitrës dhe me kalimin e kohës mund ta dobësojë atë.

Ushtrimet: Sjellin shumë përfitime si për trupin ashtu edhe për mendjen tuaj. Ushtrimet ideale janë të lehta, si për shembull ushtrimet Kegel apo Pilates, që forcojnë muret e mitrës.

Ndërhyrjet kirurgjikale: Shumë gra mund të zgjedhin ndërhyrjet kirurgjikale në vend të trajtimeve të tjera të zakonshme që nuk kanë arritur ta trajtojnë problemin

 

Duhet të keni parasysh që nuk jeni vetëm … Një në katër gra mbi moshën 30 vjeç kanë simptoma të urinimit të pavullnetshëm, shumica e të cilave mund të trajtohen me lehtësi. Sa më shpejt ta trajtoni, aq më mirë do të jetë. Në këtë fazë, do të gjeni përkrahjen e shumë grave, të cilat përballen me të njëjtin problem. Urinimi i pavullnetshëm mund të trajtohet. Kështu që mendoni pozitivisht. Ndjehuni e gjallë dhe shijoni jetën!

Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani