Sindroma e vezoreve policistike
“Sindroma e vezoreve policistike”
Vasileios Karountzos, Eythymios Deligeoroglou, Artemis Tsitsika
Një nga ndryshimet më të rëndësishme që kalon trupi juaj gjatë pubertetit janë menstruacionet. 7% -20% e vajzave adoleshente diagnostikohen me sindromën e vezoreve policistike (PCOS).
Simptomat më të zakonshme janë mungesa e ovulacionit, hiperandrogjenemia dhe vezoret policistike të diagnostikuar me ultra tinguj. Për t’u diagnostikuar me këtë sëmundje, mjeku juaj kontrollon të paktën 2 nga simptomat e mësipërme.
Për të vlerësuar gjendjen tuaj, mjeku do t’ju kërkojë të kontrollojë për rritjen qimeve në fytyrë dhe në trup (hirsutismi), ose përhapje e madhe e puçrrave të adoleshencës. Simptoma të tjera janë rënia e flokëve, zmadhimi i klitorit, ciste të shumta në vezore dhe/ose ndryshimi anormal i zërit. Gjithashtu, edhe nivelet e larta të hormoneve mashkullore tregojnë hiperandrogjenemi. Si përfundim, mungesa e ovulimit mund të diagnostikohet duke regjistruar frekuencën e ciklit tuaj menstrual, ose oligomenore (cikle të pakta të menstruacioneve) ose hipermenore (cikle menstruale të zgjatura dhe të rënda <21 ditë). Mjekët nuk e dinë se nga çfarë shkaktohet sindroma e vezoreve policistike, por këto faktorë mund të luajnë rol: trashëgimia, nivelet e larta të insulinës në gjak. PCOS duhet të trajtohet për të parandaluar problemet e infertilitetit.
Qëllimet e trajtimit bazohen në simptomat tuaja. Një formë trajtimi është përdorimi i pilulave kontraceptive. Ushtrimet fizike për rënien në peshë përmirësojnë metabolizmin e insulinës dhe reduktojnë simptomat e parregullsive menstruale.
Vassilios KarountzosMjek Obstetër dhe Gjinekolog, kandidati për PhD në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët
Efthymios Deligeoroglou
Profesor i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës, Anëtar shkencor i Shoqatës Mjekësore Greke për Adoleshentët
Artemis Tsitsika
Profesor i asociuar në Pediatri - Mjekësia për Adoleshentët
Koordinator shkencor i programit “PROLEPSIS”, që drejtohet nga Shoqata Mjekësore Greke për Adoleshentët