Cikli i jetës

Nëna me vajzën

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Faza e adoleshencës

Faza e adoleshencës

Ndërsa vogëlushja juaj le mbrapa shkujdesjen dhe sigurinë fëmijërore duke hedhur hapat e parë drejt moshës madhore, ajo përjeton shumë pasiguri. Ajo ndien që nuk është më fëmijë, por në  të njëjtën kohë kupton që nuk është ende e rritur. Kështu që nis të eksplorojë kufinjtë e saj, – shumë shpesh teston edhe kufinjtë tuaj,- pyet për çdo gjë dhe përpiqet të formojë identitetin e saj të ri.

Në anën tjetër, ju si prindër, keni bindjet tuaja, dëshirat, frikësimet dhe shqetësimet tuaja. Kështu fërkimet shpesh ndodhin mes jush dhe fëmijës suaj adoleshent. Çelësi në këtë situatë është mirëkuptimi dhe respekti.

Si prind, ju duhet të kuptoni mjaft herët rolin tuaj të ri dhe të tregoni mirëkuptim për nevojat e reja të vogëlushes suaj që po hyn në pubertet. Duhet të tregoni respekt për përpjekjet e saj në krijimin e një identiteti të ri, me fjalë të tjera të marrë versionin e saj të rritur.

Sigurisht që e gjithë kjo duhet të bëhet gradualisht dhe metodikisht, duke vendosur limite dhe në të njëjtën kohë  përcaktimin e inisiativave, të cilat do ta lejojnë atë të njohë aftësitë e saj, të fitojë siguri dhe gradualisht të përgatitet për jetën e një të rriture.

Në bashkëpunim me Dr. Olga E. Bikou,Obstetër – Kirurg - Gjinekologe

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani