Higjiena dhe pambuku
Zona intime femërore ka nevojë për kujdes të veçantë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që materialet e përzgjedhura që vijnë në kontakt me lëkurën të jenë sa më të pastra dhe natyrale të jetë e mundur.
Pambuku është një material veçanërisht hidrofilik, i freskët dhe i qëndrueshëm.
Karakteristika kryesore e pambukut është aftësia të përthithë sasi të mëdha lagështie apo djerse nga trupi ynë. Prandaj e lë lëkurën me ndjesi thatësie e freskie që është e rëndësishme për higjienën e duhur të zones intime.
Për më tepër, pambuku është material hipoalergjik, natyral që nuk acaron zonën intime dhe lejon lëkurën të marrë frymë duke penguar rritjen e bakterieve dhe myqeve. Prandaj është shumë e rëndësishme që në moshë të re ta bëjmë pjesë të rutinës së përditshme të kujdesit të zonës intime.
Pecetat ditore EveryDay All Cotton kanë mbulesë 100% pambuk duke sjellë dlirësinë e natyrës në kontakt me lëkurën tuaj çdo ditë. Për më tepër ato janë të testuara dermatologjikisht, të parat që rekomandohen nga Shoqata e Obstetër – Giinekologëve Grekë si dhe çertifikuar sipas OEKO-TEX® STANDARD 100 për mungesë të lëndëve të dëmshme (www.oeko-tex.com).
Gjithsesi edhe kur përzgjidhni të brendshmet rekomandohet të preferoni pambuk, veçanërisht për zonën intime. Mund të ndodhë që mbathjet sintetike duken më tërheqëse në dukje, gjithsesi të brendshmet pambuku ditët e sotshme janë të disponueshme ne forma nga më të ndryshmet e përveç kësaj, ato lejojnë lëkurën të marrë frymë dhe të përthithë djersë dhe lagështi, duke reduktuar kështu mundësinë për zvogëlimin e infeksioneve.
Ndoshta është koha që ju të kërkoni për higjienën tuaj personale mjete natyrale. Nuk po e mendoni?
Në bashkëpunim me Dr. Olga E. Bikou,Obstetër – Kirurg - Gjinekolog