Shtatzënia dhe inkontinenca
Urime! Je shtatzënë. Kjo është një periudhë plotë emocion në jetën tënde. Bashkë me gëzimin dhe pritjen me padurim të fëmijës që po vjen në këtë botë, mund të zbulosh se shtatzënia ndonjëherë mund të përfshijë disa përvoja jo shumë të këndshme, si përzierjet në mëngjes, shenjat e çarjes së lëkurës ose inkontinenca e lehtë. Në vijim do të mësosh të gjitha detajet për inkontinencën e lehtë për shkak të shtatzënisë.
Arsye të mundshme?
Inkontinenca e lehtë gjatë shtatzënisë mund të ndodhë për disa arsye. Disa gra kanë një predispozitë gjenetike, disa të tjera jo. Raca dhe mosha gjithashtu mund të ndikojnë në inkontinencën e lehtë. Edhe duhanpirja dihet gjithashtu se shkakton inkontinencë të lehtë. Sëmundjet e mushkërive si astma dhe kolla kronike mund të dobësojnë zonën e komblikut, për shkak të presionit konstant. Gjithçka që rrit presionin në komblik mund të kontribuojë në këto simptoma të padëshirueshme.
Gjithashtu, pesha e mitrës që po rritet dhe ushtron presion mbi fshikëzën e urinës, mund të jetë një faktor që çon në rrjedhje të lehtë të urinës gjatë shtatzënisë. Kur inkontinenca e lehtë ekziston paraprakisht, ajo ndonjëherë mund të përkeqësohet gjatë shtatzënisë ose të vazhdojë edhe pas lindjes. Inkontinenca e lehtë është rezultat i lëshimit të muskujve në zonën e komblikut, tërheqjes ose lëndimit të nervave të komblikut që furnizojnë muskujt.
Një faktor tjetër mund të jetë edhe përmasa e fëmijës në krahasim me përmasën e komblikut. Periudha kohore që një grua kalon duke shtyrë gjatë lindjes mund të jetë një shkak i inkontinencës urinare.
Gjatë lindjes natyrale, ti mund të kesh nevojë për ndihmë. Kur nëna është shumë e lodhur, ose kur ka probleme me rrahjet e zemrës së fetusit,mund të jetë e nevojshme që të përshpejtohet procesi për nxjerrjen e fëmijës. Përdorimi i pincave, për shembull, mund të rrisë lehtë mundësinë për inkontinencë të lehtë pas lindjes.
Inkontinenca e lehtë pas lindjes
Sipas studimeve, një të tretës së grave që kanë bërë një lindje normale mund t’u shfaqet inkontinenca në një shkallë të lehtë deri në 3-6 muaj pas lindjes. Ndonjëherë nervat që furnizojnë muskujt mund të dëmtohen. Ngadalë, me kalimin e kohës, mund të shfaqet atrofia muskulare. Për këtë arsye ndonjëherë pas lindjes ka vonesa në rrjedhjen e urinës.
Këshilla:
Çfarë mund të bësh gjatë shtatzënisë për të parandaluar inkontinencën e lehtë?
• Së pari,lër duhanin(veçanërisht gjatë shtatzënisë) për të mbajturnën kontrollkollitjendhe teshtitjen.
• Bëj ushtrimepër të forcuarzonën e komblikut.
• Ushtrimetme muskujt e zonës së komblikut mundt’i ndihmojnë gratëqë përjetojnëinkontinencëtë lehtë,veçanërisht për inkontinencën e stresitoseinkontinencën urgjente, të cilat janëdy llojetmë të përhapura të inkontinencës. Ushtrimet specifikejanë veçanërishttë dobishme. Sigurisht që këto nuk e kurojnëinkontinencën, por shpesh përmirësojnë simptomat, duke rritur në mënyrë të konsiderueshmekohënderi sa të shkoshnë banjë.
Ushtrimet Kegel janë të sigurta për shtatzëninë. Ato nuk përbëjnë asnjë rrezik për fetusin ose për nënën. Megjithatë, duhet të marrësh gjithmonë miratimin e mjekut përpara se të fillosh ndonjë ushtrim të çdo forme gjatë shtatzënisë. (Lidhja për artikullin: Ushtrimet Kegel – Menopauza)
Bëj kujdes me rritjen e peshës trupore gjatë shtatzënisë. Sigurisht që shtatzënia nuk është koha e duhur për të mbajtur dietë. Por gjatë shtatzënisë është koha kur mirëushqyerja dhe menaxhimi i peshës janë shumë të rëndësishme. Nëse nuk ke mundësi që ta kontrollosh këtë fushë, mund të të ndihmojë puna me një dietolog, në mënyrë që të marrësh këshilla për ushqyerjen e shëndetshme dhe të mësosh sesi të kontrollosh peshën. Kur pesha e një gruaje është mbi një nivel të caktuar, ajo mund të fillojë të ndikojë në shëndetin e zonës së komblikut dhe të rrisë praninë e simptomave të inkontinencës urinare.
Dilema për disa gra.
Lindja vaginale shoqërohet shpesh me inkontinencë urinare. Për këtë arsye disa gra shtatzëna zgjedhin prerjen çezariane. Megjithatë, duhet të dish se, sipas literaturës ndërkombëtare, shfaqja e mundshme e inkontinencës urinare nuk justifikon zgjedhjen e prerjes çezariane, duke qenë se në rastin e një ndërhyrjeje (siç është prerja çezariane) ka shumë rreziqe. Pra, nuk rekomandohet prerja çezariane vetëm për arsye parandaluese. Gjinekologu yt është personi më i përshtatshëm që mund të vendosë nëse duhet ose jo t’i nënshtrohesh një prerjeje çezariane, në varësi të rrethanave.
Edhe nëse ke inkontinencë gjatë shtatzënisë ose pas lindjes, nuk duhet të shqetësohesh. Në shumicën e rasteve ajo largohet me kalimin e kohës. Konsultohu me gjinekologun tënd që herët dhe zgjidh pecetat e përshtatshme kundër inkontinencës për një mbrojtje të sigurt të lëkurës tënde.
Burimi: www.sanilady.gr
Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog