Oeko-Tex ®Standard 100 çertifikim ndërkombëtar

Oeko-Tex® Standard 100 është një sistem testimi dhe çertifikimi i njohur në të gjithë botën për lëndët e para, të ndërmjetme dhe të përfunduara të tekstileve përgjatë gjithë hapave të prodhimit. Pecetat higjienike EveryDay Sensitive janë të çertifikuara për mungesë të lëndëve të dëmshme sipas Oeko-Tex® Standard 100.

Për të garantuar që produktet e tekstilit të mos jenë të dëmshme për shëndetin e njeriut, Shoqata Oeko- Tex® ka prezantuar një listë të gjatë kriteresh të cilat përmbajnë më shumë se 100 parametra te detyrueshëm për të gjitha institutet e autorizuara të  Oeko-Tex®.

Kriteret e kontrollit, jane të bazuara jo vetëm tek substancat e ndaluara apo tek ato me përdorim të kufizuar, por edhe substancat për të cilat ka diskutime në nivel shkencor lidhur me sigurinë e tyre. Parametrat që mbrojnë shëndetin e konsumatorëve janë gjithashtu pjesë e këtyre kontrolleve. Si rezultat, këto kritere garantojnë një nivel më të lartë sigurie se ato të përshkruara nga ligji.

Për më shumë informacion mbi çertifikimin e Oeko-Tex® Standard 100 vizitoni : www.oeko-tex.com

 

Share on FacebookTweet about this on Twitter