Lehonia
Lehonia është periudha kur trupi përpiqet të rikthehet ngadalë, brenda një periudhe prej 40 ditësh, në gjendjen që kishte përpara shtatzënisë. Kjo është një periudhë kalimtare gjatë së cilës ndodhin shumë ndryshime fizike hormonale dhe psikologjike.
Hemorragjia
Hemorragjia është një lëng prej gjaku që rrjedh nga mitra dhe shkaktohet nga plaga e ndarjes së placentës nga endometriumi. Ajo përbëhet nga gjaku, mbetjet e pjesës së brendshme të mitrës , mukoza dhe qeliza të tjera të mitrës, epiteliali i qafës së mitrës dhe i vaginës. Në fillim, ajo përmban gjak, por më vonë transformohet në substancë poroze dhe mukoze derisa zhduket në fund të lehonisë. Nga dita e 10 ajo reduktohet ndjeshëm. Gjatë lehonisë mund të përdorni peceta të veçanta për përdorime të veçanta që ju ofrojnë mbrojtje nga rrjedhjet dhe aromat e pakëndshme si edhe kujdes delikat për lëkurën (sanilady.gr).
Dieta e përshtatshme në lehoni
Nëse ke në plan ta ushqesh fëmijën me gji, duhet të nisësh një dietë të pasur me kalori dhe proteina. Në të kundërt, mund t’i rikthehesh zakoneve të të ngrënit që kishe përpara shtatzënisë. Përpjekjet për të humbur kilogramët e marra gjatë shtatzënisë (gjithnjë me një dietë të ekuilibruar dhe asnjëherë me dieta të rënda) duhet të fillojnë pasi të kesh menstruacionet e para pas lindjes. Arsyeja është se pas menstruacioneve të para pas lindjes mbajtja e lëngjeve (që ka ndodhur për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijëve) do të ulet. Vetëm pas kësaj do ta kesh një pamje më të qartë për peshën tënde dhe sa larg je nga ajo që konsiderohet pesha ideale për trupin tënd. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që të vazhdosh të marrësh suplemente hekuri / acidi folik, sipas udhëzimeve të gjinekologut tënd.
Kujdesu për veten!
Trupit tënd i duhet një periudhë e konsiderueshme kohore për t’u rikuperuar pas nëntë muajve të shtatzënisë. Detyra jote kryesore është të kujdesesh për fëmijën tënd, por edhe për veten tënde, duke ngrënë një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme, duke pushuar dhe quke qëndruar e qetë, me qëllim që gradualisht të rifitosh ritmin tënd. Mos harro se trupi yt po rikuperohet nga lindja e fëmijës dhe tejmundimi prej saj, ndaj duhet t’i vësh veshin nevojave të tua dhe të mos nxitosh për t’u kthyer në normalitet. Ecja dhe noti janë dy nga ushtrimet më të mira që mund të fillosh pak javë pas lindjes, me qëllim që të rifitosh ngadalë formën trupore, gjithmonë duke marrë miratimin e mjekut tënd. Mos harro se ushtrimet kontribuojnë në prodhimin e endorfinave, hormonet e lumturisë siç quhen ndryshe, kështu që përveç përfitimeve fizike ju ndihmojnë shumë edhe me humorin.
Depresioni pas lindjes
Lindja e një fëmije mund të shoqërohet me një ndjesi trishtimi te nëna e re, duke ia vështirësuar marrjen e këtij roli të ri. Depresioni pas lindjes mund të shfaqet te nënat e reja dhe madje edhe te gratë që nuk e kanë përjetuar atë në shtatzënitë e mëparshme. Kjo gjendje mund të ndryshojë nga gruaja në grua. Përveç pushimit dhe ushqyerjes së mirë rëndësi të veçantë ka edhe mbështetja e partnerit të saj dhe e familjes. Kjo është një periudhë e vështirë në jetën e një gruaje dhe ajo mund të ketë nevojë për ndihmën e një mjeku të specializuar.
Burimi: www.babylino.gr