Puberty icon

Puberteti

Të informohem rreth trupit tim

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Aknet

Aknet

“Nuk kaloj asnjë ditë të vetme pa e menduar dhe pa qëndruar me orë të tëra përpara pasqyrës duke parë veten…”

Puberteti është një periudhë kalimtare ndërmjet fëmijërisë dhe moshës së rritur gjatë së cilës trupi i nënshtrohet shumë ndryshimeve. Të gjitha këto ndryshime të papritura që vini re në trupin tuaj ju japin ndjesi parehatie dhe shpesh vështirësi për t’u ndier mirë me veten. Gjërat vështirësohen edhe më tepër kur shfaqen aknet.

Çfarë i shkakton “puçrrat” (aknet)?

• Hormonet

Kur keni puçrra në lëkurë, ajo është më e ndjeshme ndaj hormonit të testosteronit, që shkakton prodhim të tepërt të yndyrës.

• Prodhimi i yndyrës

Gjëndrat e yndyrës gjenden në të gjithë trupin, veçanërisht në fytyrë. Ato prodhojnë yndyrë, gjë e cila e bën lëkurën tuaj të lëmuar dhe rezistente ndaj ujit. Prodhimi i yndyrës shkaktohet nga hormoni i testosteronit. Nivelet e testosteronit janë më të larta gjatë adoleshencës.

• Qelizat e vdekura të lëkurës

Qelizat e vdekura të lëkurës “ngjiten” me njëra tjetrën, përzihen me yndyrën dhe bllokojnë poret.

• Inflamacioni

Përreth poreve të bllokuara rriten baktere (S.piogjen) duke shkaktuar inflamacion dhe acarim të lëkurës.

 

Kujt i dalin akne?

Me siguri ti nuk je i vetmi! Pothuajse të gjithë personat nga mosha 12-17 vjeç kanë puçrra të llojeve të ndryshme që ndryshojnë nga personi në person. Ato zakonisht prekin adoleshentët dhe të rinjtë, megjithatë ato mund të shfaqen edhe më vonë në moshën 30 ose 40 vjeçare. Nga aknet vuajnë si djemtë edhe vajzat. Ato mund të jenë më të dallueshme dhe qëndrojnë më gjatë tek djemtë, ndërsa tek vajzat mund të përkeqësohen gjatë ciklit menstrual.

Sa zgjasin aknet?

Në të vërtetë nuk mund të parashikohet sa zgjasin aknet. Ato mund të qëndrojnë për disa javë, muaj madje edhe vite. Nëse të shqetëson një problem i tillë, të këshillojmë të shkosh te një specialist. Në këtë rast parandalimi dhe trajtimi i përshtatshëm është shumë i rëndësishëm për të minimizuar shenjat që lënë aknet.

Katerina Tsilika

Dermatologe, Anëtare shkencore e Shoqërisë Greke për Mjekësinë për Adoleshentët

Artemis Tsitsika

Profesor i asociuar në Pediatri - Mjekësia për Adoleshentët

Koordinator shkencor i programit “PROLEPSIS”, që drejtohet nga Shoqata Mjekësore Greke për Adoleshentët

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani