Koncepti Sensitiv

Koncepti Sensitive është një vlerë e padiskutueshme në higjenën personale. Në kategorinë e pecetave higjienike  u krijua për herë të parë në gjithë  botën nga Mega në Greqi, me synimin për të përmbushur në mënyrën më të mirë të mundshme nevojat e lëkurës sensitive.

Përmes kërkimeve konsumatore, MEGA dalloi nevojën e padiskutueshme të femrave moderne për mbrojtje pa irritime, si dhe tendencën drejt përzgjedhjes së materialeve më miqësore me lëkurën. Në vitin 1997 kompania jonë prezantoi një risi unike në kategorinë e pecetave higjienike në gjithë botën : pecetën higjenike Sensitive, me mbulesë higjenike miqësore me lëkurën të përbërë prej fibrash, në vend të mbulesës plastike të pecetave higjienike të zakonshme. Besimi i konsumatorëve në e këtë risi higjienike të prezantuar nga EveryDay Sensitive ishte i tillë që e bëri EveryDay brandin me rritjen më të lartë në kategorinë e vet në Greqi, duke ruajtur nivele të larta të besnikërisë dhe pozicion shumë të fortë në treg.

Mbrojtja tejet higjenike që EveryDay Sensitive ofron është e certifikuar si “ Testuar Dermatologjikisht” nga Institute dermatologjike të njohura ndërkombëtarisht (Francë, Gjermani), ka rekomandimin e Unionit të Gjinekologëve dhe Obstetërve Grekë, si dhe Certifikimin   nga  Oeko-Tex @ Standard 100 për mungesë të substancave të dëmshme.

Share on FacebookTweet about this on Twitter