Filozofia jonë

Për MEGA Përgjegjësia Sociale është komponent i rëndësishëm i kulturës së korporatës dhe pjesë vitale e biznesit të saj. Ne krijojmë produkte të higjenës personale që besohen nga mijëra familje, dëgjojmë me kujdes dhe kërkojmë të qëndrojmë pranë konsumatorit, klientit, punonjësit. Për më tepër, si njësi industriale ne gjithmonë operojmë me respekt për mjedisin. Vizioni ynë është zhvillimi i biznesit, inovacioni dhe konkurrenca të bashkohen me mirësinë sociale, biznes të përgjegjshëm dhe rritje të qëndrueshme, duke pasur gjithmonë si “fanar” vlerat tona Respektin, Integritetin, Përgjegjësinë, të cilat janë të pandara në të gjitha partneritet tona.

Aktet e kujdesit në treg

Ne zhvillojmë produkte cilësore që u përgjigjen edhe nevojave të konsumatorëve më kërkues. Si prioritet kryesor ne kemi transparencën, sjelljen etike ne biznes dhe përmirësimin e industrisë.

Aktet e kujdesit për shoqërinë

Duke dëgjuar nevojat e shoqërisë sot, ne dizenjojmë dhe implementojmë programe shumëdimensionale, duke dhënë mbështetje të rëndësishme, kryesisht përmes ndihmës financiare dhe donacioneve të produkteve.

Aktet e kujdesit për njerëzit tanë

Që prej themelimit të MEGA, ne mbështetemi dhe vijojmë të mbështetemi tek njerëzit tanë, duke i konsideruar ata si aseti më i cmuar dhe më i rëndësishëm i kompanisë. Ne kemi krijuar një mjedis pune që është i drejtë, siguron kushte të përshtatshme për të punuar që mund të përmirësohen, si dhe të zhvillojmë aftësitë e njerëzve tanë duke i shndërruar ata në bashkëpunëtorë të qëllimeve të korporatës. Interesi ynë kryesor është vëmendja e vazhdueshme për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve. Për këtë arsye kemi adoptuar politika specifike, programe dhe veprime të vazhdueshme.

Akte të kujdesit për mjedisin

Në “zemër” të strategjisë sonë për zhvillim të qëndrueshëm është angazhimi ynë për të prodhuar produktet tona me efektin më të vogël të mundshëm në mjedis. Ne planifikojmë, investojmë dhe punojmë sistematikisht të bëjmë operimin e njësisë sonë industriale më miqësore me mjedisin. Synimi ynë fokusohet së pari në kursimin e energjisë, në përdorimin me përgjegjshmëri të burimeve natyrale dhe në integrimin e principeve të zhvillimit të qëndrueshëm për vendimet dhe procedurat tona.

 

Lexoni më shumë…

http://megadis.gr/en/who_we_are/_corporate_responsibility

Share on FacebookTweet about this on Twitter