Cikli i jetës

Shtatzënia

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Shtatzënia hap pas hapi

Shtatzënia hap pas hapi

Shtatzënia hap pas hapi

Je shtatzënë! Urime! Pas disa muajsh do të mbash fëmijën në krahë. Trupi ytpo ndryshon dhe po krijon kushtet e duhura për zhvillimin e fëmijës (lidhja artikulli 02. Trupi im). Na ndiq për të parë se si rritet fëmija yt!
 Shtatzënia zakonisht zgjat nëntë muaj. Megjithatë gjinekologët zakonisht e matin me javë, duke qenë se kjo është matja më e përshtatshme për zhvillimin e embrionit (40 javë).

 

 4 javët e para
Në përfundim të kësaj jave fëmija ka një gjatësi prej rreth 1 milimetër. Në thelb, kjo javë shënjon fillimin e periudhës fetale,  duke qenë se të gjitha organet e fëmijës nisin të zhvillohen dhe disa kanë nisur të funksionojnë!

 

Në përfundim të javës së 8-të
Në përfundim të javës së 8-të  gjatësia e fetusit është rreth 14-20 mm dhe tashmë kanë filluar të dallohen  sytë, veshët, goja dhe hunda. Të gjitha pjesët e trupit të tij dhe organet po zhvillohen me shpejtësi dhe fetusi ka nisur të lëvizë.

 

Në përfundim të javës së 12-të

Në përfundim të javës së 12-të  gjatësia e fetusit është rreth 60 – 70 mm. Gjatë kësaj faze janë formuar plotësisht  të gjitha pjesët dhe organet e trupit të tij. Ende nuk mund të dallohet gjinia e tij, por mund të dëgjohen shumë qartë të rrahurat e  zemrës.

 

Në përfundim të javës së 16-të

Në përfundim të javës së 16-të  gjatësia e embrionit ka arritur 10,4 deri në 11,6 centimetra. Këmbët e tij janë zhvilluar dhe koka është më e ngritur se më parë. Edhe thonjtë kanë filluar të duken te duart dhe këmbët, koka e tij ka pak push, dhe veshët janë shumë afër pozicionit të tyre përfundimtar.

 

Në përfundim të javës së 20-të

Në përfundim të javës së 20-të fëmija ka arritur një gjatësi prej 14 deri në 17 centimetra. Koka e tij rritet më shumë se pjesa tjetër e trupit, gjithashtu kanë filluar të rriten edhe flokët, qerpikët dhe vetullat . Tani fëmija ka edhe shenja gishtash!

 

Në përfundim të javës së 24-të

Në përfundim të javës së 24-të fëmija yt është afërsisht 29 cm i gjatë! Organet jetësore do të vazhdojnë të rriten dhe kyçet fitojnë më shumë fleksibilitet. Tani ai ka filluar të bëhet më energjik dhe këtë do ta ndiesh më shumë kur të fillojë të shkelmojë!

 

Në përfundim të javës së 30-të

Në përfundim të javës së 30-tëfëmija yt është 38 cm i gjatë dhe është zhvilluar plotësisht. Lëkura e tij është e butë dhe ngjyrë rozë, dhe ka filluar të vërë dhjamë nën lëkurë, i cili i lejon të rregullojë temperaturën e trupit. Ai gjithashtu është rritur shumë tani dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur lirshëm.

 

Në përfundim të javës së 35-të

Në përfundim të javës së 35-të fëmija yt është rreth 44 cm i gjatë dhe duke nisur që tani dhe deri në lindje ai do të rritet shpejt dhe në mënyrë konstante. Nëse ai është fëmija i parë, që tani mund të jetë pozicionuar me kokën poshtë për të ardhur në jetë. Por ai vazhdon të jetë ende lart.

 

Java e 36 – 40
Tani ti ke hyrë në muajin e fundit dhe po bëhesh gati për të mirëpritur fëmijën tënd, i cili tani është rreth 46 cm i gjatë. Ai është pozicionuar me kokën poshtë dhe është gati që të të njohë dhe të nisë aventurën më të bukur të jetës tënde.
Mirë se erdhe, vogëlush!

Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani