Kalendari i periodave

Kalendari i periodave është një mënyrë inteligjente dhe efikase që do ta ndihmojë vajzën tënde për të monitoruar periodat e saj dhe për të studiuar trupin e saj dhe “ritmin” e tij.

Në kalendarin e periodave ajo mund të shënojë datën kur i kanë ardhur dhe kur e kanë lënë periodat e fundit dhe çdo simptomë që ka vënë re, si gjatë periodave ashtu edhe ndërmjet dy periodave të njëpasnjëshme, p.sh. krampet, dhimbjet e kokës, ndryshimet në qarkullimin e gjakut, ndryshimet e humorit ose çdo simptomë tjetër që mund të lidhet me periodat.

Në këtë mënyrë ajo do ta njohë më mirë ciklin e saj, do të jetë në gjendje të mësojë tiparet e tij dhe në këtë mënyrë do të jetë më e përgatitur. Gjithashtu, ajo do të mund të dallojë se cilat simptoma janë normale dhe cilat prej tyre kanë nevojë për kujdes nga gjinekologu.

Një mënyrë e lehtë që të ndihmosh vogëlushen tënde të llogarisë se kur do t’i ketë periodat e radhës është përllogaritësi i menstruacioneve i EveryDay.

 

Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog

Share on FacebookTweet about this on Twitter
Vajza juaj e vogël bëhet grua
Bisedo me të rreth trupit të saj
Faza e adoleshencës