Shumica e grave nuk përjetojnë ndonjë problem të vërtetë hormonal deri në moshën 45 vjeç. Megjithatë, gjatë këtij kalimi kemi të bëjmë me luhatje të hormoneve femërore, estrogjenet dhe progesteronet.
Në mënyrë më specifike:
– Niveli i androgjenit rritet, çka mund të shkaktojë përshpejtim të rritjes së qimeve në trup dhe rënie të lehtë të flokëve.
– Pankreasi prodhon më shumë insulinë për shkak të peshës së fituar gjatë moshës së mesme, çka në fakt mund të shkaktojë diabet.
– Niveli i estrogjenit dhe progesteronit ulet, çka mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, simptoma më e shpeshtë është djersitja.
Në çdo rast, është e rëndësishme të mbani mend se kjo është një periudhë kalimtare normale për trupin që u ndodh të gjitha grave. Shumica e grave e kalojnë me simptoma më të menaxhueshme dhe nuk ka nevojë të ndryshoni zakonet dhe rutinën tuaj të përditshme.

 

Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog

Share on FacebookTweet about this on Twitter
Çfarë ndodh në trupin tuaj
SIMPTOMAT
Si ta trajtojmë menopauzën