Cikli i jetës

Menopauza

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
big image for Çfarë ndodh në trupin tuaj

Çfarë ndodh në trupin tuaj

Menopauza, një pauzë e përhershme e menstruacioneve për një periudhë prej të paktën një viti, shënon kalimin nga vitet riprodhuese në ato jo-riprodhuese në jetën e një gruaje.
Çdo grua lind me një numër të caktuar vezësh të cilat depozitohen në vezore dhe çlirohen çdo muaj gjatë menstruacioneve. Kur një grua arrin fazën e menopauzës, trupi i saj kalon përmes një periudhe rregullimi, e cila zakonisht zgjat 1 deri në 2 vite. Kjo fazë quhet “perimenopauzë”. Gjatë asaj periudhe, vezoret fillojnë gradualisht të mos çlirojnë më vezë dhe deri sa të përfundojë ky proces, mund të ketë simptoma si p.sh.:

  1. Çrregullime të ciklit (cikle më të shkurtra, menstruacione më të gjata, humbje më e madhe e sasisë së gjakut, cikle më të gjata, etj.).
  2. Çrregullime hormonale (që mund të shkaktojnë afshe të nxehta, djersitje gjatë natës, etj.).

Meqë menopauza është një proces biologjik natyror dhe nuk shkaktohet nga trajtime mjekësore apo sëmundje, ajo zakonisht ndodh rreth moshës 50 vjeç. Nëse do të ketë ndonjë formë rrjedhje gjaku pasi ka pasur një ndërprerje të periodave për më shumë sesa 6 muaj, kjo gjë duhet të analizohet më tej.
Menopauza është një moment shumë i rëndësishëm në jetën e çdo gruaje, mirëpo ajo nuk trajtohet në mënyrë pozitive. Si ndryshimet e humorit të shkaktuara zakonisht nga menopauza, ashtu edhe të gjitha ndryshimet e tjera që zakonisht ndodhin në jetën e një gruaje në këtë moshë (p.sh. dalja në pension, fëmijët që largohen nga shtëpia, të bërit gjyshër, etj.) me shumë mundësi do të kenë ndikim negativ mbi to, ndaj dhe ato kanë tendencën të besojnë se diçkaje të bukur po i vjen fundi.

Natyrisht që kjo nuk mund të jetë shumë larg të vërtetës!

Perimenopauza është një kapitull i ri në jetën e çdo gruaje, e mbushur plot me sfida dhe ngjarje të reja. Është normale që të gjitha këto ndryshime të shkaktojnë frikë, megjithatë nuk duhet të harrojmë se një grua e pjekur është shumë më e qetë, e vendosur dhe me besim në vetvete. Gjithashtu, në atë moment ajo ka më shumë mundësi të ketë kohë për veten e saj që të bëjë atë çka ka dashur gjithmonë por që nuk ka mundur ta bëjë në të shkuarën për shkak të detyrimeve të saj në jetë … të takojë miqtë, të udhëtojë, të lexojë libra, etj. Kjo periudhë e re është momenti i përkryer që ajo të shijojë gjithçka për të cilën ka punuar gjatë viteve të fundit. Ky nuk është fundi, por një fillim i ri i mrekullueshëm.

Në bashkëpunim me Dr Olga. E. Bikou, Kirurg Obstetër-Gjinekolog

Artikuj më të vjetër

SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
SHIH TË GJITHË ARTIKUJT
 find your type banner find your type logo

GJURMO CIKLIN

Ndiqni tre hapa të thjeshtë për të gjurmuar periodat tuaja!

Përllogarit tani